Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli i Bashkisë Fier, në mbjedhjen e radhës

Kategorite

Filtro:

Këshilli i Bashkisë Fier, në mbjedhjen e radhës

​Këshilli i Bashkisë Fier ka miratuar sot të gjitha projekt vendimet e propozuara nga ekzekutivi dhe që pritet të vihen së shpejti në zbatim. Miratimi i zmadhimit të kapitalit të FK Apolonia për vitin 2017 dhe fillimi i procedurave për shitjen e aksioneve të Bashkisë Fier në këtë Shoqëri do të sjellë një rritje të ndjeshme në vlerën e aksioneve. Prezantimi i projekt-idesë së “Rikonceptimit të qendrës së qytetit” ishte një tjetër pikë e rëndësishme ku u ndal diskutimi i anëtarëve të Këshillit, parë nga këndvështrimi i zhvillimit të zonës dhe mirëfunksionimit të të gjithë elementëve të këtij projekti, i cili përvec transformimit të qendrës aktuale të qytetit ka në themel edhe zgjerimin e hartës së saj në të dy anët e lumit Gjanicë.
Më poshtë, të gjitha vendimet e marra sot nga Këshilli i Bashkisë Fier;
Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Shtator 2017.
Pranimi në shtëpinë e të moshuarve Fier.
Rishpërndarja e fondeve në Buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2017.
Pagesa e pjesës së pa subvensionuar nga shteti të librave shkollore.
Miratimi i përfundimit të privatizimit të banesave, që kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier për lidhjen e kontratave para noterit.
Miratimi i procedurave të shpronësimit për interes publik për 2(dy) pasuri të paluajtshme pronë private, në NjA Portëz, Bashkia Fier, pasuri të cilat preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Lalar-Mbyet, Fier.
Miratimi i sipërfaqeve të tokave bujqësore të certifikuara që mund të jepen me qera.
Miratimi i Akt-Marrëveshjes “Për marrjen në përdorim të përkohshëm të tokës në administrim të Bashkisë Fier (midis rrugës dhe kanaleve kullues BD-17, BD-172, BD-1816, NJA Topojë), në rrugën e ndërtuar nga Investitori TAP, me qëllim realizimin e punimeve për ndërtimin e stacioneve të kompresoreve të linjës Fier-Shqipëri, nga shoqëria nënkontraktore e TAP AG ALBANIA “JOINT VENTURE RENCO TERNA “SHQIPËRI.
Trajtimin me ndihmë financiare të shtetasit Sokol Mystehak Alimemaj, banues në Lagjen “Kastriot”, NJA Nr:4, të dëmtuar nga zjarri i datës 11.08.2017.
Trajtimi me ndihmë financiare i shtetasit Blendi Vangjel Cupa, banues në Lagjen “Kastriot”, NJA Nr:4, i dëmtuar nga zjarri i datës 11.08.2017.
Trajtimi me ndihmë financiare i shtetasit Kadri Mustafa Lipa, banues në NJA Mbrostar, të dëmtuar nga zjarri.
Trajtimi me ndihmë financiare i shtetasit Sokol Rexhep Lipa, banues në NJA Mbrostar, të dëmtuar nga zjarri.
Miratimi i dhënies me qera i ambienteve të shërbimit të ndodhura në katin e I-rë, të banesave sociale, Lagja 16-Prilli.
Vendosja e emrit “Vilson Kilica” Galerisë së Artit Fier.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ