Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Java Rinore Europiane dhe Dita e Europës në Fier

Kategorite

Filtro:

Java Rinore Europiane dhe Dita e Europës në Fier

​Në kuadër të Javës Rinore Europiane dhe Ditës së Europës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Fier, në bashkëpunim me qendrën "Epoka e Re" zhvilloi sot aktivitetin "Demokracia ka nevojë për zë". Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia ka përshëndetur drejtuesen e qendrës "Epoka e Re" znj. Nevila Jahaj, të rinjtë deputetë të Parlamentit Rinor Fier, vullnetarë të kësaj qendre dhe i ka prezantuar me zhvillimet, investimet që po zbaton Bashkia Fier në të gjithë territorin e saj. Të rinjtë më pas janë njohur me mundësitë për të përfituar nga fondet e BE - së (Erasmus Plus dhe European Solidarity Corpe), prezantuar nga koordinatorja për Njësinë e Integrimit Europian pranë Bashkisë, znj. Erinda Jovani. Duke improvizuar një mbledhje këshilli, në pozicionin e këshilltarëve ata trajtuan disa nga cështjet që i shqetësonte si: punësimi i të rinjve, transporti i nxënësve në largësi, këndet e lojërave etj. Pyetjet që ata ngritën morën përgjigje nga Nënkryetarja e Bashkisë, bashkë me kërkesën për të qenë sa më aktiv, pasi zëri i tyre ka shumë rëndësi për gjithcka që ka lidhje me qytetin.

Eventet

<nëntor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ