Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Inspektim punimesh në infrastrukturën rrugore

Kategorite

Filtro:

Inspektim punimesh në infrastrukturën rrugore

Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka inspektuar sot punimet që po kryhen për përmirësimin e segmentit rrugor nga kryqëzimi i Grecallisë deri në afërsi të fshatit Daullas. Një segment i shkurtër, por tepër problematik që ka qenë prej kohësh shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës. I pyetur nga gazetarët nëse kjo ndërhyrje ishte pjesë e rikonstruksionit të plotë të rrugës, Subashi është shprehur: “Larguam problemin, por kjo nuk është ndërhyrja definitive. Nesër kjo rrugë do të jetë porta hyrëse dhe dalëse e qytetit që lidhet me bay pass-in dhe si e tillë ka nevojë për zgjerim të rrugës, trotuarëve, ka nevojë për korsi biciklete, ndricim, gjelbërim etj. Drejtoria e Projektimit në Bashki është duke punuar për një projekt të plotë dhe bashkohor që do të jetë në sinkronë të infrastrukturës së re që po ndërtojmë në Fier”. Paralelisht po zbatohet edhe projekti i rikonstruksionit të plotë të rrugës Daullas – Grecalli – Mujalli, një nga rrugët më problematike në Fier. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ