Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Inspektim në sistemin e kullimit në Daullas

Kategorite

Filtro:

Inspektim në sistemin e kullimit në Daullas

Puna e parë që Bashkia, nëpërmjet Drejtorisë së Kullimit dhe Vaditjes nisi menjëherë pas festave të fundvitit ishte pikërisht rehabilitimi i kanalit kullues në fshatin Daullas, i cili jo vetëm do të sigurojë kullimin e 15 ha tokë bujqësore, por edhe do ti hapë rrugë vazhdimit të punimeve për rikonstruksionin e segmentit të mbetur rrugor. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka inspektuar sot punimet dhe është shprehur se qëllimi kryesor i të gjitha këtyre ndërhyrjeve është rivënia sa më parë në eficencë të plotë të gjithë rrjetit të sistemit të kullimit dhe vaditjes, në funksion të gjallërimit të bujqësisë. 
Në skemën e kanaleve me impakt në kullimin e sipërfaqeve të mëdha të tokave bujqësore, ky kanal (KRH 23), me një gjatësi 1.1km ka marrë vëmendjen e Bashkisë edhe për faktin se mosfunksionimi i tij pengon vazhdimin e punimeve edhe në një segment të shkurtër të rrugës Daullas – Grecalli – Mujalli. 

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ