Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Inagurohet Qendra Shëndetësore Libofshë

Kategorite

Filtro:

Inagurohet Qendra Shëndetësore Libofshë

Inagurohet Qendra Shëndetësore e Libofshës, Fier. 

Në inagurimin e Qendrës Shëndetësore të Libofshës merrnin pjesë Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, Prefekti i Qarkut Baki Bala, Nënkryetarja e Bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia, Drejrori i projektit “Shëndet Për të Gjithë” z. Besim Nuri, si dhe përfaqësues vendorë. Një bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) bëri të mundur rehabilitimin e qendrës shëndetësore Libofshë, e cila ofron shërbim 24 orësh dhe i shërben banorëve të kësaj zone, por edhe njësive administrative përreth.
Nënkryetarja e bashkisë Fier, znj. Enkelejda Peshkëpia në fjalën përshëndetëse e vlerësoi maksimalisht këtë mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ministrinë e Shëndetësisë për vëmendjen e treguar, jo vetëm për Libofshën por dhe Cakranin të rikonstruktuar totalisht pak kohë më parë. “Ne ndihemi të privilegjuar dhe me shumë fat që kemi patur mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ky nuk është bashkëpunimi i parë në Bashkinë Fier. Në një kohë shumë të shkurtër, pas përfundimit të rikonstruksionit të Qendrës Shëndetësore Cakran, vijmë sot në inagurimin e një tjetër qendre shëndetësore. Godina e Qendrës Shëndetësore të Libofshë që nga ndërtimi i saj nuk ka njohur asnjë investim apo rikonstruksion. Pas financimit prej rreth 75,000 Euro nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, godina e Qendrës Shëndetësore të Libofshë, sikurse dhe ajo e Cakranit janë rikonstruktuar tërësisht. Nga sot kjo qendër do t’u vijë në ndihmë mbi 10 000 banorëve të kësaj njësie, dhe jo vetëm, të cilët do të kenë mundësi të marrin shërbimet parësore pranë vendbanimeve të tyre”.

Përvec rikonstruksionit të godinës qendra u pajis me mobilje: tavolina, rafte, dhe stola pritjeje për pacientët.

Mjekët janë pajisur me “çantën e doktorit”, e cila përmban instrumentet bazë të shërbimit mjekësor, si stetoskop për fëmijë dhe të rritur, oksimetër, glukometër, çekiç neurologjik, stetoskop fetal, etj, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre. Kjo ka bërë të mundur që mjekët të menaxhojnë dhe parandalojnë më mirë gjendjet akute, duke ofruar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët e kësaj zone.

Projekti “Shëndet për të Gjithë” ka trajnuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve të qendrës për menaxhimin e rasteve, përdorimin e kompjuterëve, e-mailit, dhe internetit, si dhe ka trajnuar drejtorin e Qendrës mbi menaxhimin shëndetësor dhe ekonomistin mbi financat shëndetësore, buxhetimin dhe prokurimet.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ