Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mjedisi meriton angazhim dhe respekt

Kategorite

Filtro:

Mjedisi meriton angazhim dhe respekt

​​​Përpara se të hedhim një mbeturinë apo material ndotjeje në mjedis, më parë duhet të mendojmë për kaosin e madh mjedisor që mund të shkaktojnë nëse çdokush nga ne mund të hidhte sikur një gjë sado e vogël qoftë ajo çdo ditë.
Ky është minimumi që duhet të bëjmë për t'i shërbyer të tashmes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, për një mjedis të pastër e të shëndetshëm.
Prej ditësh ne kemi nisur një aksion masiv në të gjithë territorin e Bashkisë Fier, për të pastruar të gjitha mbetjet e hedhura pa kriter, fillimisht në zonat më të frekuentuara, rrugët kryesore e për të depërtuar më pas në zonat me akses më të vogël.
Nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e mjedisit dhe për këtë u bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo precedent ndotjeje, për të ndihmuar këtë proces të rëndësishëm, pasi cilësia e mjedisit na prek të gjithëve.
Fieri është shtëpia Jonë e përbashkët!

Për çdo informacion apo denoncim mund të informoni në inbox të faqes FB "Për-një-FIER-të-Pastër-Denonco​" Click mbi link  Për-një-FIER-të-Pastër-Denonco​  


Eventet

<gusht 2022>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ