Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Fieri Int. Festival, edicioni i dytë

Kategorite

Filtro:

Fieri Int. Festival, edicioni i dytë

​​

Vetëm një ditë na ndan nga aktiviteti më i madh veror i kthyer tashmë në traditë, "Fieri Int. Festival". 
Edicioni i dytë i këtij eventi do të nisë me Festivalin Ndërkombëtar të Bandave të parë në llojin e vet. Në një konferencë për shtyp , Drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, njëkohësisht dhe drejtoi artistik i këtij eventi, z. Agron Xoxa ka shpjeguar me detaje atë cfarë është programuar t’u serviret nga bashkia Fier, mbarë qytetarëve këtë verë. 
Mbrëmje të mbushura me muzikë e argëtim do e kthejnë Fierin në një destinacion mikrpritës edhe për vizitorë ditorë nga 8 korriku deri më 13 gusht. 
Festivali Ndërkombëtar i Bandave, më 8 dhe 9 korrik, do të jetë një hapje dinjitoze e këtij aktiviteti ku nëpërmjet një repertori të ndryshëm nga ai tradicional i bandave, publiku fierak do të ketë mundësi të ndjekë përvec Bandës së Kosovës, Tiranës, Fierit edhe: 
 • “California Feetwarmers” (Bandën e ardhur nga Amerika të vendosur në Los Angeles, që ripunojnë muzikën e vjetër klasike), e cila është nominuar për cmimin Grammy në kategorinë “Performanca më e mirë e rrënjëve Amerikane”.
• Filarmonia e Korfuzit e famshme në arenën ndërkombëtare, e përbërë nga 66 artistë dhe me një histori që lindur që në vitet 1890.

Gjatë ditëve në vijim deri më 13 gusht, programi i këtij aktiviteti madhor do të vijojë si më poshtë:
14 Korrik, ora 20:00: “Portokalli Show” (Sheshi qëndror i qytetit)
15 Korrik, ora 20:00: “Sazet e Përmetit” & “Egnatia” Ensemble (Sheshi qëndror i qytetit)
16 Korrik: “Alair” Band & “Myzeqeja” Ensemble (skena “Shatërvani”)
21 – 22 Korrik, ora 20:00: “JAZZ Interactive Festival “ – edicioni 10 (Sheshi pranë rrugës “Muharrem Agolli”
28 Korrik, ora 20:00: Maratona e Këngës Popullore (Sheshi qëndror i qytetit)
29 Korrik, ora 20:00: “West Side Family” & Mariza Ikonomi Live Show (skena “Shatërvani”)

4 Gusht, ora 20:00: “KARAOKE” Festival – Apollon TV (skena “Shatërvani”)
5 Gusht, ora 20:00: “Forlk Fieri Fest 2017” (Sheshi qëndror i qytetit)
11 – 13 Gusht, ora 20:00: “Festa e Miqësisë” – Elbar Fest (Sheshi qëndror i qytetit)

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
34567
8
e shtunë, korrik 8, 2017
9
e diel, korrik 9, 2017
10111213
14
e premte, korrik 14, 2017
15
e shtunë, korrik 15, 2017
17181920
21
e premte, korrik 21, 2017
2223
24252627
28
e premte, korrik 28, 2017
30
3112
3
e enjte, gusht 3, 2017
4
e premte, gusht 4, 2017
5
e shtunë, gusht 5, 2017
6

Se shpejti


Buletini Informativ