Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Fier e Vlorë, diskutim teknik për Vjosën

Kategorite

Filtro:

Fier e Vlorë, diskutim teknik për Vjosën

​Problematikat e reshjeve dhe gjetja e zgjidhjes për eleminimin e daljes nga shtrati të lumit Vjosë ka mbledhur sot në Njësinë Novoselë, në një takim të përbashkët dy Kryetarët e Bashkive Fier dhe Vlorë së bashku me prefektët e dy qarqeve. Takimi i sotëm në nivel teknik, ka ardhur pas disa takimesh që Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi ka zhvilluar me specialistë dhe ekspertë të fushës me eksperiencë shumëvjecare. Në fjalën e tij kryetari Subashi ëhstë shprehur: “Kemi disa javë që punojmë, por sot ishte një takim i përbashkët që synoi bashkëveprimin e të dy bashkive tona, Fier dhe Vlorë për t’i dhënë fund problemit madhor që po shkakton këto vitet e fundit VJOSA. Tashmë kemi rënë dakord për të ngritur një grup të përbashkët pune, jo vetëm me ekspertët që kemi në strukturën e bashkive tona, por duke përfshirë në të edhe profesorë e specialistë nga Tirana me eksperiencë shumëvjeçare dhe që kanë qenë ideatorët dhe projektuesit e shumë prej veprave aktuale. Në përfundim unë jam i bindur që do të kemi një projekt dhe një produkt shumë profesional, zbatim i të cilit do të minimizojë dhe ndoshta do të mbyllë përgjithmonë historitë që kemi patur vitet e fundit me Vjosën. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja. Kjo nuk është e parealizueshme. Shembujt ne i kemi konktretë nga bashkitë tona. Atje ku realisht është vëmendja, puna dhe dora e njeriut, janë shmangur shumë pasoja”. 
Sipas kreut të Bashkisë Fier situata e 2- 3 viteve të fundit është një këmbanë alarmi dhe për këtë është dakordësuar edhe me Kryeministrin, nga ku është marrë mbështetja e plotë për t’i dhënë zgjidhjen përfundimisht këtij problem jetik.

Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829
30
e enjte, maj 30, 2019
31
e premte, maj 31, 2019
1
e shtunë, qershor 1, 2019
2
3
e hënë, qershor 3, 2019
4
e martë, qershor 4, 2019
5
e mërkurë, qershor 5, 2019
6
e enjte, qershor 6, 2019
789
10
11
e martë, qershor 11, 2019
12
e mërkurë, qershor 12, 2019
13
e enjte, qershor 13, 2019
14
e premte, qershor 14, 2019
16
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ