Është finalizuar me një sukses të jashtëzakonshëm festivali i 45 i këngës për fëmijë. 1 qershori ka qenë nata finale e këtij festivali, që ka përcaktuar edhe fituesit.
Sajana Kodheli u shpall fituese e cmimit të parë me këngën " Toka jonë", e cila me interpretimin e saj ka rrëmbyer duartrokitje pafund dhe vlerësimin më të lartë të jurisë.
Festival vlerësoi 2 vende të dyta dhe 3 cmime të treta.
Cmime të dyta: Eni Dheskali dhe Gilberta fejzulla & Aries laze.
Cmime të treta: Leandra Godaj, Entela Agaci, Ami Shehu.
Pjesë e vlerësimit ka qenë dhe një cmim special, të cilën e mori Arjola Papaj si vokali më i mirë.
Në festival morën pjesë 24 këngë konkurente, të cilat u prezantuan në dy netë konkurimi (30 – 31 maj), për t'u risjellë të gjitha në një natë të vetme në atë finale.