Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Drejtori i Përgjithshëm i TAP takohet me Kryetarin e Bashkisë Fier

Kategorite

Filtro:

Drejtori i Përgjithshëm i TAP takohet me Kryetarin e Bashkisë Fier

​Shkolla Thanas Ikonomi" në Grecalli, e cila është pjesë e investimeve sociale të TAP ishte një nga objektet e inspektuara nga Kryetari I Bashkisë Armando Subashi, Drejtori I Përgjithshëm i TAP, Ian Bradshaw, Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë, Florjan Mucaj dhe stafi i kompanisë TAP. "Kjo është shkolla e dytë në Bashkinë e Fierit ku TAP ka investuar në përmirësimin e ambienteve dhe kushteve për zhvillimin e mësimit. Jam i lumtur që punimet po ecin sipas parashikimeve dhe në shtator nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin e ri shkollor, në një shkollë thuajse krejtësisht të re", u shpreh Shkëlqim Bozgo, gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë, e cila numëron më shumë se 200 nxënës. 
Investimi i TAP për këtë shkollë parashikon rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme e të jashtme, duke përfshirë suvatimet, shtrimin e pllakave, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe të internetit, tualetet, izolimin termik, etj. Gjithashtu kjo shkollë do të jetë ndër të paktat shkolla në Shqipëri që do të pajiset me sistem mbrojtje ndaj zjarrit dhe me shkallë emergjence, sipas stadardeve ndërkombëtare. "Pas reformës Administrative ky është projekti i parë që realizojmë me mbështjejen financiare të TAP. Shpresojmë që brenda pak ditësh të fillojmë edhe projektin e dytë, që është ndërtimi i ujësjellësit në Njësinë Administrative Mbrostar, që nuk përfshin vetëm 6 fshatrat e tij, por edhe fshatin Mujalli që prej vitesh vuan mungesën e ujit. Jemi duke diskutuar me drejtuesit e TAP për të parë mundësisnë e financimit edhe të projekteve të tjera, gjithmonë në ndihëm të komunitetit", është shprehur kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi. 
Kujtojmë që TAP sapo ka përfunduar edhe rikonstruksionin e mjediseve të shkollës "Andon Profka" në Seman. 
 TAP parashikon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe nuk varet nga grante apo subvencione. ​

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ