Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dita pa makina. Aktivitet masiv sportiv

Kategorite

Filtro:

Dita pa makina. Aktivitet masiv sportiv

Dita Ndërkombëtare pa Makina është përcjellë në Fier me një aktivitet masiv sportiv, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, publike e jo publike. Ky aktivitet, organizuar nga Bashkia Fier nëpërmjet Qendrës Kulturore të Fëmijëve “LLambi Bego” dhe në bashkëpunim me DAR Fier, më shumë se një garë ishte një model që shoqëria jonë duhet ta ndjekë jo vetëm më 22 shtator, por cdo ditë të vitit në mënyrë individuale ose të organizuar. Kjo është një sfidë e parë si e tillë edhe nga Bashkia Fier, e cila duke e vendosur në shtyllën e prioriteteve të saj është fokusuar në organizimin e një sërë aktivtetesh të tilla, dhe jo vetëm kaq. Rikthimi i funksionalitetit të terreneve sportive në shkolla, madje edhe gjatë orëve të pasdites (duke shërbyer për të githë komunitetin, si cdo qendër komunitare) është shembull i nxitjes së kthimit të vëmendjes së të rinjve drejt aktiviteteve sportive. 
"Fieri Vrapon", edhe pse një garë vrapimi nuk ka përjashtuar edhe garën me bicikleta, si një nxitje e përditshme e shoqërisë në shërbim të mjedisit. Aktiviteti u shtri përgjatë rrugës më të re të qytetit “Dervish Hekali”, nga ora 12:00 – 14:00, duke u finalizuar në sheshin qëndror të qytetit me një ceremoni festive. Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe sportististë të shquar si: 
Traineri i ekipit të çiklizmit Apolonia, Kiço Kalemi; 
Atletja e trainerja e nderuar Haxho Skenduli;
Atleti, sportisti e traineri Maks Tegu; 
Çiklisti i mirënjohur dhe njëkohësisht Drejtor i shumësportëshit, Bashkia Fier, Paljon Zarka;
Atletja, Vjollca Papuçiu;
Ina Toska, modeli i një individi dinamik dhe këmbëngulës. 
Gjatë ceremonisë u shpërndanë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit dhe veçanërisht për më të mirët në këtë garë simbolike. Ky aktivitet synon të kthehet në traditë, për t'i shërbyer gjithnjë e më shumë masivizimit të sporteve te të rinjtë.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ