Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > DE-FEST THEATER 2

Kategorite

Filtro:

DE-FEST THEATER 2

“DE-FEST THEATER 2” (2017) ka hapur siparin e aktiviteteve me një debat mbi projektin, në thelb të së cilit është zhvillimi i qëndrueshëm i Teatrit dhe krijimi i një pavarësie ekonomike. I konceptuar si një takim konsultativ, përfaqësuesit e 9 teatrove, pjesë e Rrjetit të Teatrove (vendore) Shqiptare, diskutuan rreth sfidave dhe mbijetesës së domosdoshme të artit skenik teatror, duke forcuar bashkëpunimin dhe cilësinë. Një vit më parë, 9 Teatro shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së Teatrit “BYLIS”-Fier për nënëshkrimin e Memorandumimit të mirëkuptimit dhe themelimit të “ RRJETIT TË TEATROVE (VENDORE) SHQIPTARE”. 
Pa shumë bujë ky bashkëpunim erdhi si logjikë e ftohtë e gjithësejcilit, se për të përballuar sfidat e kohës mbi mbijetesën e domosdoshme të Artit Skenik Teatror, duhet ecur, organizuar dhe bashkëvepruar me synim “BASHKËPUNIM E BASHKËFINANCIM”, pa dallim e paragjykim mbi përmasat e teatrit. 
Jo pa qëllim festivali i teatrove, i kthyer tashmë në traditë për Fierin do t’u japë mundësi pikërisht këtyre trupave teatror. Pas një viti, përsëri në Fier, në Teatrin “BYLIS”, me të njëjtët aktorë teatrorë (vendorë) shqiptarë, tashmë të bashkuar në një Memorandum Historik, mblidhen me një tjetër objektiv të përbashkët dhe konkret “Të bashkëpunojnë, bashkëadministrojnë, bashkëprodhojnë e bashkëfinancojnë” dhe t’a shpërndajnë atë në rrjetinTeatror vendor Shqiptar e kudotjetër, gjatë vitit 2018.
Pjesmarrësit e "RRJETIT TË TEATROVE (VENDORE) SHQIPTARE”: 
- TEATRI “A. MOISIU”- DURRËS
- TEATRI “SKAMPA”- ELBASAN
- TEATRI “BYLIS”- FIER
- TEATRI “Z. SAKO”- GJIROKASTËR
- TEATRI “A. Z. CAJUPI”- KORÇË
- TEATRI “MIGJENI”- SHKODËR
- TEATRI “METROPOLITAN”-TIRANË
- TEATRI “UNIVERSITETIT TË ARTEVE”-TIRANË
- TEATRI “P. MARKO”-VLORË

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ