Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Fier, model për suksesin e reformës territoriale edhe për Armeninë

Kategorite

Filtro:

Bashkia Fier, model për suksesin e reformës territoriale edhe për Armeninë

​Reforma e re Administrative, e sapo zbatuar në vendin tonë dhe rezultatet e saj konkrete janë bërë objekt i studimit të një grupi ekspertësh nga Armenia. Ata janë pritur nga Zëvendëskryetarja e Bashkisë, znj. Enkelejda Peshkëpia, Drejtori i Përgjithshëm i Burimeve Njerëzore, z. Martin Dodi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Publike, z. Edmond Leka, prej të cilëve u njohën në detaje mbi vështirësitë dhe impaktin që ka patur kjo reformë në administrim dhe shërbimet e qytetarëve. E parë si një model për t’u ndjekur në administrimin e territorial në vendin e tyre, gupi i ekspertëve të ardhur nga Armenia e ndoqën zhvillimin e kësaj reforme në cdo aspekt dhe shtrirje të mundshme në Bashkinë Fier, i cili ka një rezultat të dukshëm dhe lehtësisht të prekshëm, si nëpërmjet investimeve ashtu edhe shërbimet e shtuara e të përmirësuara. 

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ