Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > BE mbështet zhvillimin e turizmit në Fier

Kategorite

Filtro:

BE mbështet zhvillimin e turizmit në Fier

​​​

Diskutim i zgjeruar në lidhje me projektin e Bashkimit Europian për zhvillimin e turizmit. 
Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë, z. Armando Subashi që ka paraqitur një panoramë të detajuar të nevojave specifike dhe prioritare përpara përfaqësuesve të FSHZH dhe grupit të konsulentëve të kontraktuesit të BERZH për analizën e situatës. Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia Fier synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën bregdetare, si dhe lidhjen e Ardenicës, Libofshës, Kishës “Shën Kozma”, bypass. 
 Përveç kësaj, prioritet të vecantë ka marrë dhe hartimi i një master-plani për zhvillimin e zonës bregdetare, i cili do të fokusohet në të gjithë elementët kryesorë, duke filluar nga kanalizimet deri te projektet zhvillimore me impakt në ekonomi. Gjatë diskutimeve u trajtuan problematikat dhe ecuritë e deritanishme nga qendra e qytetit drejt zonave bregdetare, përfshirë nevojën emergjente të ndërthurrjes së infrastrukturës së turizmit arkeologjik, kulturor, e fetar.

Eventet

<qershor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ