ART & FESTË
Pas një gare të fortë dhe dinjitoze ka përfunduar dje Konkursi mes shkollave të mesme të qytetit.Garë në disa disiplina si: këngë, kërcim, interpretim, instrument. Juria profesioniste arriti të përzgjedhë më të mirët, ndërsa u dhanë edhe cmime të tjera inkurajuese.
Konkursi nisi në muajin mars, për të arritur në këtë finale. Morën pjesë 250 të rinj dhe vetëm 100 prej tyre u kualifikuan për në finale. Më shumë se një garë, ky aktivitet ishte një motiv për të nxitur të rinjtë për t'u marrë më shumë me art, kulturë.