Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Arritjejt dhe sfidat e Ujësjellës Kanalizime Fier

Kategorite

Filtro:

Arritjejt dhe sfidat e Ujësjellës Kanalizime Fier

Analiza e aktivitetit të deritanishëm e SH.A. e Ujësjellës Kanalizimeve Fier ishte në qendër të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ditën e sotme. Kjo mbledhje jo pa qëllim u përcaktua të zhvillohej në një ditë të vecantë si sot, për t’i dhënë hapsirën e nevojshme Antarëve të Këshillit që të kishin mundësi të merrnin në një analizë të detajuar punën e kësaj kompanie dhe të trajtonin të gjitha problematikat e akumuluara. Drejtori i SH.A. e UK Fier Pirro Nderiu i paraqiti Këshillit të gjitha hollësitë e punës së bërë deri tani në këtë komopani, duke nisur që nga investimet madhore deri tek ndërhyrjet e vogla ditore në cdo pjesë të zonës së shërbimit në qytet dhe në Njësi Administrative. Ndreu u shpreh se kompania aktualisht ka një mbulim me ujësjellësa në masën 89% të popullsisë dhe me KUZ në masën 25% të popullsisë. “Vlen të theksohet se në momentin e marrjes së këtij aktiviteteti nga ish komunat në Bashkinë Fier, rreth 40% e ujësjellësave ishin jashtë funksionit dhe madje në zona nuk kishte ujë prej 15 vitesh. Duhet ende shumë punë dhe investime”, u shpreh Ndreu. 
Në kordimim me fondet e Bashkisë dhe UKF Brenda një periudhe 3 mujore u kthye gjithcka në funksion. Në bashkëmpunim me USAID është hartuar një plan – biznesi afatgjatë, që orienton një zhvillim të sigurt të kompanisë dhe të qëndrueshëm. Sipas drejtorit Ndreu, qyteti i Fierit, nga muaji prill 2017 furnizohet me ujë 24 orë, me një presion mesatar 5kt. Me investimet e KWV, të cilat përfshinë 40% të qyetit, stafi tektnik i kompanisë përshtati sistemet hidraulike dhe u arrit të ketë presion 2at (i përshtatshëm të furnizojë 5kt) edhe në rrjetet e vjetra. Në Njësitë Administrative brenda 3 muajorit të parë të gjitha sistemet të cilat nuk funksioninin prej 15 vitesh u vunë në eficencë të plotë. Sot mesatarisht këto njësi furnizohen me ujë 6 – 8 orë në ditë, me përjashtim të NJA Frakull që furnizohet në 24 orë. Përsa i përket vendosjes së matësave të ujit Ndreu u shpreh se kanë nisur vendosjen e matësave për familjet në bazë kategoirish, duke nisur nga ata që të ardhura të ulëta, familje në nevojë e për të vijuar më pas, në fazën e dytë me abonentët e tjerë. Kjo për arsye se nuk arrihet vendosja e të gjithë matësave në një kohë kaq të shkurtër. Aktualisht janë në funksion 12 300 matësa, në qytet 8 800 dhe në NJA 3500 matësa. Pas kësaj analize të hollësishme dhe të diskutimeve të shumta nga ana e këshilltarëve, u hodh në votim edhe ndihma ekonomike për muajin tetor, duke e hequr këtë pikë të rëndësishme për shumë familje nga rendi i ditës në mbledhjen e ditës së hënë. 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ