Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ambasadori i Suedisë viziton Fierin

Kategorite

Filtro:

Ambasadori i Suedisë viziton Fierin

Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi ka vizituar sot qytetin e Fierit, në kuadër të turit të tij ciklistik nëpër Shqipëri. Në Fier fillimisht ambasadori Ndisi u ndal në hyrje të shëtires “Jakov Xoxa”. Së bashku me të rinjtë e Parlamentit Rinor Fier, Qendrës Rinore “Epoka e Re”, pasi e ka përshkuar me bicikletë shëtitoren u ndal në Bashki ku është pritur nga Kryetari, Armando Subashi. 
Ka qenë vetëm një takim i shkurtër në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Subashi, por i mjaftuesëhm për të diskutuar rreth shërbimeve, vendimarrjeve lokale, resurset kulturore, mjedisore e historike, duke i mëshuar gjithmonë mbrojtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të tyre. Në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë të rinjtë, të cilët nxitën edhe këtë vizitë të ambasadorit Ndisi në Fier. Në Konferencën, "Të rinjtë aktiv në Vendimarrjen Lokale" , organizuar nga Parlamenti Rinor Fier u realizua dhe shpërndarja e mandateve të deputetëve të rinj të Parlamentit Rinor Fier, të cilët dolën nga zgjedhjet rinore me një pjesëmarrje të gjerë, zhvilluar disa javë më parë. Në prani të Ambasadorit Johan Ndisi, Kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi, Kryetares së Këshillit të Bashkisë, Evis Sema dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës Rinore “Epoka e Re” (Parlamentit Rinor Fier), Nevila Jahaj, deputetët e rinj u angazhuan për të qenë qytetarë aktiv dhe përcues të denjë të shqetësimeve të bashkëmoshatarëve të tyre me synim, lobimin për zgjidhje sa më të shpejtë. 
Ambasadori dhe Kryetari i Bashkisë inkurajuan gjithashtu të rinjtë, për t’u angazhuar në komunitetin e tyre dhe të marrin pjesë në vendimarrje, duke u bërë faktor për ndryshimet që dëshirojnë në qytetin e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ata do ta ndiejnë veten të vlerësuar. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ