Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 205 banorë në Baltëz marrin lejet e legalizimit

Kategorite

Filtro:

205 banorë në Baltëz marrin lejet e legalizimit


Edhe 205 banorë në Baltëz kanë marrë sot lejet e legalizimit duke mbyllur kështu karvanin e gjatë të vuajtjeve për pronën e tyre. Në ceremoninë e organizuar sot në fshatin Baltëz ka qenë i pranishëm Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, Prefekti i Qarkut Xhevit Bushi, Deputeti Ervin Koci, Drejtori i ALUIZNI-t Ervin Bushi dhe Kryetarja e PS Fier, Genta Cakrani. Në një atmosferë të gëzueshme banorët kanë marrë në dorë legjitimitetin e pronës së tyre, duke lënë pas sorrollatjeve shumëvjecare. Sipas Drejtorit të ALUIZNI-t Fier, Ervin Bushi, pjesa më e madhe e dosjeve në këtë Njësi Administrative është mbyllur dhe gjatë ditëve në vazhdim do përfundojnë edhe dosjet e mbetura. Duke falenderuar punën e mirë të bërë deri tani me legalizimet, Kryetari Subashi ka ritheksuar faktin se, procesi i legalizimit ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të Qeverisë, që me ecurinë e deritanishme tregon një sukses dhe angazhim të mbajtur. Si një proces legjitimiteti paralel me legalizimin e ndërtimeve është dhe certifikimi i tokave bujqësore, procedura të cilat janë drejt finalizimit nga ana e Bashkisë Fier për 10 fshatrat e parë. 

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567
891011121314
15
e hënë, maj 15, 2017
16
e martë, maj 16, 2017
17
e mërkurë, maj 17, 2017
18
e enjte, maj 18, 2017
19
e premte, maj 19, 2017
2021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ