Drejtoria e Vaditjes dhe Kullimit në Bashkinë Fier, prej një muaji e gjysmë ka ndërhyrë intesivisht në sistemin e vaditjes dhe kullimit në Njësinë Administartive Mbrostar. Deri tani ka përfunduar rehabilitimi i 11.8 km (gjatësi lineare) kanale , të cilat i shërbejnë vaditjes dhe kullimit të 1200 ha sipërfaqe tokë bujqësore në fshatrat: Kallm i Madh, Kallm i Vogël, Verri dhe Vajkan. Aktualisht puna është përqendruar në kanalin vaditës V7,2, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk është ndërhyrë, duke humbur totalisht funksionin e tij. Mbi 48 ha të fshatit Kallm i Vogël gjatë kësaj periudhe nuk janë vaditur fare, ose në rastin më të mirë këtë shërbim e kanë bërë mekanikisht banorët e zonës dhe vetëm për konsum familjar, pasi sasia me cilësi e produkteve kërkonte më shumë prani të ujit gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të prodhimit.