Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Keshilli > Funksionet

Funksionet

 

Këshilli Bashkiak

1.  Këshilli i bashkisë përcakton drejtimin politiko-administrativ të bashkisë, adapton aktet ligjore bazë të parashikuara nga ligji dhe kontrollon zbatimin e tyre.

2.  Të drejtat ekskluzive të Këshillit Bashkiak në emër të bashkisë janë :

  • Pronat publike të bashkisë dhe ushtrimi i çdo të drejte të ligjshme për të.
  • Financat dhe përcaktimi i normave të sigurimit të të ardhurave dhe të treguesve të përdorimit të fondeve brënda kuadrit ligjor.
  • Krijimi i subjekteve për ushtrimin e kompetencave dhe plotësimin e detyrave ligjore të bashkisë, me interes për komunitetin.
  • Miratimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe të çdo forme delegimi të kompetencave në raport me organe e organizma të çdo niveli.​

       Funksionet e Këshillit të Bashkisë përcaktohen nga Neni 31 dhe Neni 32 i  Ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" ​​
 

 

Neni 31

Funksionimi i këshillit komunal ose bashkiak

1. Këshilli komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.
2. Mbledhjet e radhës të këshillit komunal ose bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.
3. Këshilli mblidhet jashtë radhe:
a) me kërkesën e kryetarit të komunës ose bashkisë;
b) me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të tij;
c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
5. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
6. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i mëparshëm komunal ose bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të situatave emergjente.
7. Mbledhja e këshillit komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji.
8. Kur këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes së fundit të tij, këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin përkatës dhe sekretari i këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3-mujor, njofton prefektin.
9. Mbledhjet e këshillit fiksohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij, përcaktohen në rregulloren e brendshme të funksionimit të këshillit.

Neni 32

Detyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiak

Këshilli komunal ose bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a) Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
b) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.
c) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit komunal ose bashkiak.
ç) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së komunës ose të bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të komunës ose të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
d) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
dh) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
ë) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të komunës ose bashkisë.
f) Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
g) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
gj) Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.
h) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.
i) Zgjedh përfaqësuesit e këshillit komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut.
j) Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
k) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
l) Vendos për simbolet e komunës ose të bashkisë.
ll) Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e komunës ose të bashkisë.
m) Jep tituj nderi dhe stimuj.
n) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te komuna ose bashkia.
 

 

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ