Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Kryetari

Kryetari

​​​​​​​​​​​​​​​​



​Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier;


 

Armando Subashi lindi në Fier, më 26 maj 1971. 

Arsimin 8 vjecar e ka kryer në shkollën "Andon Xoxa" dhe arsimin e mesëm, në shkollën e mesme të përgjithshme "Perikli Ikonomi".   

Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore: Mallakastër dhe Fier, ku ka ushtruar njëkohësisht edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh për herë të parë deputet i Qarkut Fier, duke u pasuar edhe me mandatin e dytë në vitin 2013, mandat të cilin e la në vitin 2015, kur shpalli kandidaturën për Kryetar Bashkie, Fier.  

Gjatë kësaj kohe ka qenë anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Si një jurist me eksperiencë ka patur ndikim, përfshirje profesionale në trajtimin e përmirësimin e kuadrit ligjor gjatë procesit të hartimit të ligjit, nr.115, "Për ndarjen administrative të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë".

Nga 22 korriku i vitit 2015, drejton me sukses Bashkinë Fier.  

Armando Subashi vlerësohet si një nga politikanët dhe administratorët më cilësorë të vendit. 


​​

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13
14
e martë, mars 14, 2017
1516171819
20212223242526
272829303112
34567
8
e shtunë, prill 8, 2017
9

Se shpejti


Buletini Informativ