Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Bashkia Profil

Bashkia Profil

Profili i përgjithshëm i Bashkisë Fier

Bashkia Fier ka një sipërfaqe prej 619.90 km2 dhe përbëhet nga 13 njësi administrative. Karakterizohet nga një terren fushor me lartësi mesatare prej 20 metra mbi nivelin e detit dhe kufizohet me bashkitë: Divjakë, Lushnje, Patos, Mallakastër, Selenicë dhe Vlorë.

Fieri shtrihet në pjesën qendrore - perëndimore të Shqipërisë, në jug të fushës së Myzeqesë dhe ndodhet 18 km larg bregut të detit Adriatik. Bashkia e Fierit gëzon një pozitë gjeografike dhe strategjike të favorshme. Në të kalojnë dy nga korridoret më të rëndësishme të vendit: korridori VIII dhe korridori i kaltër (autostrada Adriatiko-Joniane). Ajo përfshin disa nga zonat bujqësore më të rëndësishme të vendit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të industrisë që lidhet me përpunimin e naftës. Kufizohet nga dy lumenj kryesor, Semani në veri dhe Vjosa në jug, të cilët kanë sipërfaqe të mbrojtura natyrore pranë grykëderdhjeve të tyre; zotëron parkun arkeologjik kombëtar të Apolonisë; si dhe trashëgon zona industriale dhe naftëmbajtëse si dhe gëzon pozicionim strategjik avantazhues përsa i përket gazifikimit të mundshëm, me vënien në zbatim të gazsjellësit TAP që kalon brenda territorit të saj.

Në territorin e bashkisë gjenden toka shumë pjellore.Bashkia Fier (pas ndarjes territoriale 2015) ka një vijë bregdetare të konsiderueshme rreth 27km,nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në grykëderdhjen e lumit Seman në kufijtë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.

Shfrytëzimi i bregdetit për turizëm është ende në fillesat e veta. Njësitë administrative Topojë dhe Dërmenas kanë një vijë bregdetare ranore prej 30 kilometrash, e gjitha shumë e përshtatshme për turizmin familjar. Vlerësohet se rreth 10 mijë vetë në vit zgjedhin këtë vijë bregdetare për pushime verore, kryesisht afatshkurtra.

 

Qarku

 

 

Qendra e Bashkisë

Njësitë administrative përbërëse

 

Qytetet dhe fshatrat

Në përbërje të tyre

FierFier

13

(4 rajone dhe 9 NJA, ish komuna: Levan, Frakull, Cakran, Portëz, Dërmëndas, Qerndër, Mbrostar, Libofshë, Topojë)

1 qytet 85 fshatra

Fier Qyteti

Cakran, Cakran i Ri, Floq, Buz Madh, Hambar, Varibop, Vjosë, Kreshpan, Gjorgos, Vreshtas, Gorishovë, Gjonç; Mbrostar, Verri, Vajkan, Petov, Kallmi i Madh, Kallmi i Vogël,

Libofshë, Rreth Libofshë, Vanaj, Daullas, Agimi, Metaj, Gozhdaras, Havaleas, Ndërnënas, Hasturkas, Adriatik, Qendër,Çlirim, Mujalli, Grecalli, Daullas, Afrim i Ri, Vadhizë, Zhupan, Drizë, Drizë Myrteza, Romët;

Dërmenas, Pojan, Kryegjatë, Havaleas, Hoxharë, Radostinë, Sulaj, Hamil, Muçaj, Baltëz, Povelçë, Darëzezë e Re;

Topojë, Seman, Gjokalli, Sheq Marinas, Sheq, Fushë, Grykë, Seman i Ri, Kavaklli;

Levan, Ferras, Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Shtyllas, Bishan, Bashkim, Boçovë, Martinë, Pishë Poro, Qarr;

Frakull e Madhe, Frakull e Vogël, Adë, Peshtan Bregas, Kafaraj, Kashishtë, Sheq Musalala, Çerven;

Portëz, Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar, Patos Fshat.


Popullsia

Bashkia e Fierit, në bazë të statistikave të vitit 2011 (sipas Censusit) regjistronte 196,324 banorë, ndërsa sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në vitin 2016 regjistron 200,376 banorë (burimi Ministria e Brendshme). Dendësia e popullsisë llogaritet në rreth 316.7 banorë/km2. Më shumë se 55 % e popullsisë së bashkisë jeton në zonat rurale, gjë që tregon rëndësinë e sektorit të bujqësisë në jetën ekonomike. Prodhimi bujqësor është i shumëllojshëm nga drithi te zarzavatet, bostanoret, blegtoria dhe nënproduktet e saj. Raporti gjinor në Bashkine e Fierit, sipas Census të 2011, është 101.2, duke u paraqitur pak më lartë se mesataraja 100.4 në gjithë Shqipërinë.

Njësitë administrativeNumri i fshatraveNumri i FamiljevePopullsia sipas Census 2011Popullsia sipas Regjistrit Civil 2016
138558 998196.324200 376​



Eventet

<tetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
2829301234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ