1- Bashkia Cleveland
Binjakëzim me qytetin e Cleveland-it në shtetin Ohajo, në SHBA. Ky qytet është i njohur për
zhvillimin ekonomik, demokracinë, pasuritë kulturore, turizmin etj.
Ky binjakëzim synon ndërtimin e urave të bashkëpunimit, për
shkëmbim aktiv të eksperiencave në fushat e sipërpërmendura (turizëm, kulturë,
biznes dhe edukim).
2- Komuna Pejë
Marrëdhënie bashkëpunimi me Komunën Pejë, Republika e Kosovës.
Kjo marrëveshje synon vendosjes e marrëdhënieve të
përhershme të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregëtisë, sportit,
kulturës, turizmit, mbrojtjes së trashëgimnisë natyrore, kulturore e historike.