Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Administrata > Organigrama

Organigrama

bashkiafier.png 

organograma 2015.doc ​

Bazuar në këtë VKM, nr. 177/2017 "Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 165, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin ekufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore" për efekte të përcaktimit të pagave për nëpunësit civilë, bashkitë janë grupuar sipas përmasës (në terma të numrit të banorëve) në 6 grupe:

  1. Bashkia Tiranë
  2. Bashki me 200.001 – 400.000 banorë dhe me mbi 400.000 banorë
  3. Bashki me 100.001 – 200.000 banorë
  4. Bashki me 50.001 – 100.000 banorë
  5. Bashki me 20.001 – 50.000 banorë
  6. Bashki me deri në 20.000 banorë

Për këto grupe janë vendosur intervale pagash referuese për pozicione hierarkike nga “Kryetari i Bashkisë” deri tek pozicioni “Specialist” i kategorisë më të ulët, ku në përgjithësi vërehet një nivel page më e lartë për Grupin 1 të përfaqësuar nga Bashkia Tiranë duke zbritur gradualisht deri tek Grupi 6 ku futen bashki që kanë një numër popullsie deri në 20 mijë banorë sikurse është rasti i Bashkisë Këlcyrë me 6,113 banorë.5 Për një krahasim, mund të konsiderojmë për referencë nivelin “Specialist” me kategori page Klasa III Kategoria B, nivel që mund të ketë dhe numrin më të lartë të punonjësve. Bazuar në parashikimet ligjore, në Bashkinë Tiranë niveli i pagës luhatet në intervalin e vlerave 27,000 – 61,000 lekë në muaj (bruto) ndërkohë që në Bashkinë Këlcyrë niveli i pagës për të njëjtën emërtesë (por klasifikuar si përgjegjës sektori), luhatet nga 22,500 – 35,900 lekë në muaj (bruto). Qartësisht, intervali i pagave sipas klasave/kategorive i parashikuar për Bashkinë Tiranë paraqitet ndjeshëm më i lartë se ai në Bashkinë Këlcyrë. Krahasuar me Bashkinë Tiranë, kjo diferencë vjen duke u thelluar me uljen e numrit të popullsisë për të gjitha bashkitë nën 100,000 banorë. Kështu, një specialist në fushën e mjedisit, do të paguhej maksimalisht rreth 61,000 lekë në muaj në Bashkinë Tiranë dhe maksimalisht rreth 35,900 lekë në Bashkinë Këlcyrë. Nëse të gjitha kushtet e tjera do të ishin të barabarta dhe në prani të sjelljeve racionale6, kushdo do të zgjidhte të konkurronte për punësim në administratën vendore ku paga do të ishte më e lartë. Për pasojë, bashkitë e vogla ku niveli i pagave vlerësohet të jetë më i ulët diktuar dhe nga parashikimet e VKM-së nr. 177/2017, ekspozohen ndaj rrezikut të pa-mundësisë për të përthithur burime njerëzore të përshtatshme dhe të kualifikuara për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Analiza në terma nominalë e numrit të të punësuarve dhe kostove mesatare të personelit janë një hap i parë për të vlerësuar mbi ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe përdorimin e burimeve financiare në dispozicion. Një tregues i përdorur gjerësisht në literaturë për të vlerësuar mbi nivelin e ofrimit të shërbimeve publike vendore është numri i të punësuarve për 1,000 banorë7. Krahasuar me nivelin benchmark të përdorur nga Banka Botërore prej  pak se 25 punonjës për 1,000 banorë, rezulton se 54 bashki kanë një nivel të ulët se referenca.

Në të kundërt, 7/61 bashki qëndrojnë mbi këtë nivel reference, duke sugjeruar për mbi-ngarkesë të punonjësve bashkiakë në raport me popullsinë e bashkisë.

Niveli i pagave të administratës: 
http://dap.gov.al/legjislacioni/per-administraten-publike/144-vkm-187-pagat-e-nepunesve-civile 



Eventet

<nëntor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ