Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
- Monitorimin dhe zbatimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit të Fierit;
- Lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
- Përgatitjen e studimeve urbanistike pjesore.
Plani i Përgjithshem Rregullues trajton nje kompleksitet cështjesh duke perfshirë:promovimin dhe rritjen e parametrave sociale-kulturore,zhvillimin ekonomik duke u bazuar në potencialet lokale dhe ato rajonale,përmiresimin e rrjeteve të infrastrukturave inxhinjerike në nivele të tilla që të perballojnë rritjen e mundshme të qytetit në vitet në vazhdim,perdorimin dhe menaxhimin sa më të mirë të tokes, mbrojtjen e mjedisit si dhe rekuperimin ambiental të zonave të ndotura dhe të rrezikuara.
Ky plan tenton të mos jetë thjesht një dokument teknik por një instrument per të stimuluar dhe influencuar ndryshime pozitive sociale-ekonomike.
Ju lutemi klikoni këtu për të parë Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Fierit, perspektiva 2020.
Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni:
Drejtoria e Përgjithshme e Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit Bashkia Fier Kati 4 Telefon: 034222165 Email: urbanistika@bashkiafier.gov.al
