Bylis

byllis2Bylisi, një qytet antik, me rrënoja interesante në mes të pamjeve magjepëse është rreth 1 orë larg me makinë prej qytetit të Fierit. Është një prej pikave arkeologjike më të rëndësishme në Shqipëri për sa u përket vlerave të tij monumentale. Bylisi ishte qyteti më i madh i Ilirisë Jugore dhe kishte një pozicion dominant mbi kodrat e Mallakastrës dhe luginën e Vjosës. Origjina e qytetit daton në shekullin e IV p.e.s., kur ai u themelua prej Ilirëv. Muret e parë, themelet e të cilëve janë edhe sot, u ndërtuan prej Ilirëve gjatë shekullit të III p.e.s. Rrënojat mbulojnë një sipërfaqe të gjerë, në formë trekëndëshi, për rreth dy kilometra. Përmendja e parë e emrit të qytetit, në formën “Bulis”, shfaqet gjatë viteve 49-48 p.e.s. kur qyteti iu dorëzua Jul Çezarit dhe u kthye në një bazë për furnizimin e ushtrisë së tij.

Qyteti prodhonte monedhat e tij prej bronzi. Monedhat e parë ekzistonin rreth vitit 270 p.e.s. dhe ato Bylisvazhduan deri në vitin 167 e.s.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit të V, një numër i madh kishash u ndërtuan brenda dhe jashtë mureve të qytetit, duke i dhënë Bylisit një vend në grupin e qyteteve të rëndësishëm, për sa i përket trashëgimnisë së tyre të monumenteve të hershme të Kristianizmit. Nga viti 458 e.s., Bylisi kishte një peshkop të tijin, dhe qyteti ishte bërë një prej peshkopërive të Epirit të Ri.

Gjatë pushtimeve barbare, Bylisi u shkatërrua nga Visgotët, por u rindërtua rreth 408-450 e.s., në periudhën kur sundonte Theodosius II. Megjithë faktin se qyteti u rindërtua dhe fortifikua, ai pati një periudhë rënie. Një shkatërrim i dytë nga Sllavët në vitin 586, çoi në braktisjen përfundimtare të Bylisit. Selia e peshkopit u lëviz në Ballësh dhe ky vendbanim trashëgoi byllis3emrin e qytetit të vjetër, dhe përgjatë shekujve u transformua nga Bylis në Ballis dhe më në fund në Ballsh.

Informacion mbi Parkun

Parku arkeologjik i Bylisit është hapur në vitin 2006, dhe orari i punës është: çdo ditë 09:00-17:00. Bileta hyrëse në park kushton 300 lekë për person, dhe i paguhet Rojes tek Dera Kryesore (mund të identifikohet prej uniformës së tij). Ture me guidë të parkut mund të ofrohen, nëpërmjet një kërkese të mëparshme. Për të lënë takim mund të vizitoni zyrën e Parkut në qytetin e Fierit, që ndodhet tek ““Ish-gjendja civile e rajonit 3” ose të kontaktoni nëpërmjet telefonit tek +355 (0) 34 231253. Turet me guidë mund të ofrohen në Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht, dhe ato zgjasin rreth 1 orë. Nuk supozohet që ju ta paguani guidën, por bakshishet janë të mirëpritura. Gjithashtu ju mund ta vizitoni parkun pa guidë, dhe për këtë arsye ka edhe broshura në Shqip dhe Anglisht. Gjithashtu pranë çdo objekti arkeologjik ka shpjegime të shkurtra në Shqip dhe Anglisht.

Disa prej objekteve më interesante për të parë në parkun arkeologjik të Apollonisë janë:

  • Teatri i shek. III p.e.s., me një kapacitet prej 7,500 spektatorësh. Meqënëse është ndërtuar duke përdorur pjerrësinë e malit, teatri ka një pamje mahnitëse të luginës së Vjosës.
  • Muri i Vikotrinit është një grup muresh që u ndërtuan nën sundimin Romak, pasi Visigotët e shkatërruan qytetin.
  • Katedralja është kisha më madhështore, themelet e së cilës u ndërtuan në shekullin e IV. Struktura origjinale u zgjerua në shekullin V, me shtimin e galerive dhe atriumit. Një kompleks peshkëpor iu shtua më vonë katedrales.
  • Stadiumi, hyrja për në treg me godinat e saj publike, gjimnazi dhe godinat e banimit të periudhës Romake.

Restaurant “Vikotrini” ndodhet brenda parkut, dhe shërben ushqime karakteristike Shqipëtare. Zakonisht restauranti ofron drekë dhe darkë, por ai është i hapur 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, meqenëse pronari jeton në katin e sipërm të ndërtesës. Suvenire, broshura mbi parkun si dhe tualet mund të gjenden pranë restaurantit. Në park nuk ka shërbim hoteli, por pronari i restaurantit mund tju ndihmojë të gjeni në Ballsh. Në kamp lejohet Kampingu, nën kushtin që ta mbani vendin pastër!

Për të shkuar në Bylis

Nuk ka linja transporti publik, direkte nga Fieri për në Bylis. Prandaj do tju duhet ose të merrni një taksi për në Bylis ose të përdorni transportin publik duke ndërruar mjete në disa vende gjatë rrugës. Nëse dëshironi të shkoni me forma më të lira të trasnportit siç janë furgonat apo autobusët, do tju duhet të ndryshoni mjet në Ballësh dhe Hekal.

Drejt e në Bylis me Taksi
Ju mund të merrni taksi për në Bylis, nga çdo stacion taksie në qytetin e Fierit. Udhëtimi do të zgjasë rreth 60 minuta dhe çmimi është 2500 lekë, vajtje-ardhje (dhe taksia do të presë një orë për ju në Bylis).

Nga Fieri për në Ballsh

  • Me autobus: nuk ka autobusë direkt nga Fieri për në Ballsh. Prandaj do tju duhet të merrni një prej autobusëve që udhëton për në Jug ose tek kryqëzimi i Sheqit, ose tek ai i Parkut. Udhëtimi do të zgjasë rreth 60 minuta dhe çmimi është 100 lekë për person (një drejtim).
  • Me furgon: Ka furgona direkte për në Ballsh. Udhëtimi do të zgjasë rreth 30-40 minuta dhe çmimi është 150 lekë për person (një drejtim).

Nga Ballshi për në Hekal

  • Me furgon: Ka furgona direkte për në Hekal. Stacioni i furgonave ndodhet në fund të qytetit të Ballëshit (Jug), në krahun e djathtë të rrugës kombëtare. Udhëtimi do të zgjasë rreth 20-30 minuta dhe çmimi është 70 lekë për person (një drejtim)

Nga Hekali për në Bylis
Është rreth 20 minuta në këmbë për të shkuar nga Hekali në Ballsh, dhe pamjet janë shumë të bukura.

Alternativë: Nga Ballshi për në Bylis

  • Me taksi: Ju mund të merrni një taksi nga Ballshi për në Bylis dhe çmimi është 1500 lekë (një drejtim), apo 2000 lekë (vajtje-ardhje me 1-2 orë qëndrim). Udhëtimi (një drejtim) zgjat rreth 15 minuta.
  • Me furgon: Ju mund të pyesni një nga furgonat që shkojnë për në Hekal (stacioni ndodhet në fund të qytetit të Ballshit (Jug), në krahun e djathtë të rrugës kombëtare) tju çojë deri në Bylis dhe ata do e bëjnë këtë kundrejt një çmimi prej 100 lekësh për person (një drejtim). Ose mund të prenotoni një furgon të tërë për 700 lekë (një drejtim) apo 2000 lekë (vajtje-ardhje me 1-2 orë qëndrim).