Plazhi i Divjakës

Plazhi i Divjakes (6)

Plazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore të ruajtura më mirë në Shqipëri. Deti është i cekët dhe është i shkëlqyer për pushime me fëmijë dhe familjen. Plazhi i Divjakës ka një shtrirje prej 15 km, rëre të bardhë e kufizuar nga pylli me pisha, dhe është një destinacion popullor ane e detit për mijëra pushues nga Shqipëria qendrore dhe ajo jugore. Plazhi me rërë është i madh (250 m i gjerë nga ana e pyllit deri tek uji në disa zona). Edhe gjatë kulmit të sezonit është e mundur që të ecni lart e poshtë dhe të gjeni pak privatësi.

Dunat e rërës ndodhen në pjesën veriore. Sistemi i dunës është 15 km i gjatë dhe mesatarisht 40-50 m i gjerë. Dunat e rërës nuk janë të zhvilluara mirë, lartësia e tyre varion prej 1 deri në 2.5m.

Pylli me pisha i Divjakës mbulon një sipërfaqe prej 1100 ha, 700 ha prej të cilave janë Park Kombëtar (që prej 1966). Nga ana lindore pylli kufizohet me toka bujqë beachsore dhe laguna e Karavastasë dhe në perëndim nga rripi me rërë i bregdetit. Ekosistemi brenda pyllit është i shumëllojshëm.

Plazhi i Divjakës ofron mundësi të shumta për sportet ujore, eko-turizmin, dashamirësit e natyrës dhe të zogjve.

Për të shkuar në plazhin e Divjakës

Nuk ka linjë direkte autobusi apo furgoni ndërmjet Fierit dhe plazhit të Divjakës. Ju mund të shkoni atje me makinë (nëse veproni kështu, që të hyni në parkun kombëtar me një makinë private do tju kushtojë rreth 200 lekë), të merrni një taksi direkt për në Plazhin e Divjakës, ose nëpërmjet transportit publik me autobus apo furgon.

divjaka forest

Drejt për në Plazhin e Divjakës

Ju mund të merrni një taksi për në Plazhin e Divjakës tek çdo stacion Taksish në qytetin e Fierit. Udhëtimi do të zgjasë rreth 60 minuta dhe çmimi është rreth 2500 lekë.

Transport Publik: Autobus ose Furgon

Nga Fieri për në Çermë:

  • Me autobus, hipni në njërin prej autobusëve që shkon për në Tiranë, Elbasan ose Korçë, dhe që niset prej Stacionit të Autobusëve në Fier. Zbrisni prej autobusit në Çermë (një rrethrrotullim në jug të Rrogozhinës dhe në veri të Lushnjës). Udhëtimi do të zgjasë rreth 45 minuta dhe çmimi është 200 lekë (një drejtim).
  • Me furgon, hipni në njërin prej furgonëve që shkojnë në Tiranë. Zbrisni prej furgonit në Çermë (një rrethrrotullim në jug të Rrogozhinës dhe në veri të Lushnjës). Udhëtimi do të zgjasë rreth 30 minuta dhe çmimi është 200 lekë (një drejtim).

Nga Çerma për në Divjakë:
Ju duhet të ndryshoni autobus apo furgon në Çermë. Kaloni rrugën kryesore dhe ecni drejt rrugës që ndodhet në Perëndim dhe që lezon “Divjakë”. Stacioni i furgonëve gjendet në krahun e djathtë të kësaj rruge. Furgonët ndërmjet Çermës dhe Divjakës punojnë deri në ora 17:00 gjatë dimrit, deri në ora 18:00 gjatë pranverës dhe vjeshtës dhe deri kur të perëndojë dielli gjatë sezonit turistik të verës. Çmimi është 50 lekë dhe është rreth 20 minuta deri në Divjakë.

Nga qyteti i Divjakës për në Plazhin e Divjakës:
Është shumë e lehtë për të shkuar në plazh gjatë muajve të verës (Qershor-Gusht); autobusët dhe furgonët nisen çdo 5-10 minuta nga qendra e Divjakës për në qendër të plazhit. Udhëtimi zgjat rreth 10 minuta dhe do tju kushtojë rreth 50 lekë. Në periudha të tjera të vitit, do tju duhet të merrni një taksi në qendër të Divjakës që do tju çojë në plazhpër një çmim prej afërsisht 500 lekësh.