Apollonia

Qyteti antik i Apollonisë, i themeluar nga kolonistët e ardhur nga Corcyra në shekullin e VI-të p.e.s. ishte qyteti i historisë së Fierit, dhe ndodhet vetëm 10 km larg prej qytetit.Apollonia

AApollonia ekzistoi për rreth 1200 vjet, dhe kishte rreth 60,000 banorë në periudhën e kulmit të saj dhe ishte e shtirë në një sipërfaqe prej 140 ha. Zhvillimi i madh kulturor i qytetit konfirmohet nga fakti se në shekullin e I-rë p.e.s., Perandori i Parë Romak Augustus studio në Apolloni (ai ndodhej aty kur mori lajmin mbi vrasjen e Çezarit). Gjithashtu qyteti përmendet prej Ciceronit në veprën e tij Philippics si magna urbs et gravis, që do të thotë një qytet i madh dhe i rëndësishëm.

Civilizimi i Apollonisë lulëzoi në shekullin e tretë p.e.s. deri në shekullin e katërt të e.s. dhe shfaqet si një civilizim Ilir-Helen drejt një civilizimi Romak. Ai ishtë një prej civilizimeve më dominant në Mesdhe dhe është i njohur si një prej shtet-qyteteve që kishte një tendencë të qeverisjes politike dhe shoqërore bazuar mbi konceptin e “demos”.

Apollonia ishte një port i rëndësishëm në bregdetin Ilir që lidhte Brundusium dhe Greqinë Veriore, dhe gjithashtu ishte një prej pikave perëndimore ku fillonte Rruga Egnatia që shkonte drejt lindjes për në Selanik dhe pastaj Bizant në Thrakë. Kishte vendin e saj ku priteshin monedhat, dhe monedhat e Apollonisë janë gjetur deri në pellgun ujor të Danubit.

Përgjatë gjithë zonës urbane dhe arkitekturore, të krijohet idea e një qyteti me prezencë aristrokracie. E gjitha kjo reflektohet në shëtitoren e Zonjave, bibliotekën, dhe amfiteatrin e qytetit.

Mbi rrënojat e Apollonisë është manastiri i Pojanit, një smbol i vazhdimit kulturor dhe historik. Ky manastir daton prej shekullit të trembëdhjetë. Është i një stili Bizantin dhe është konceptuar si një grup arkitektural interesant, i dekoruar me piktura murale dhe një kishë me një hapësirë të brendshme jo të zakontë. Para rreth 30 vjetësh, ambjentet e manastirit u trasnformuan në museum, kryesisht për të ruajtur statujat që i përkisnin periudhave Ilire-Helenike dhe Romake.

Në këtë mënyrë, manastiri u bë një qendër shumë e pasur artistike dhe kulturore, dhe që pasurohet në mënyrë të vazhdueshme nga zbulimet e reja arkeologjike meqenëse Apollonia është një qendër konstante e gërmimeve të reja.

Informacion mbi Parkun Arkeologjik

Parku arkeologjik i Apollonisë është i hapur çdo ditë, 09:00-20:00. Bileta hyrëse kushton 300 lekë për të rriturit (Shqipëtarë ose të huaj) dhe 150 lekë për nxënësit e shkollave. Tre herë në ditë ofrohen ture të parkut nën shoqërinë e guidave:Apolloni (10)

  1. Grupi I 10:00-11:00
  2. Grupi II 11:00-12:00
  3. Grupi III 15:00-16:00

Të gjitha këto ture ofrohen në Anglisht ose në Italisht. Ju mund ta vizitoni parkun edhe pa guidë, për këtë qëllim ka broshura në Shqip, Anglisht dhe Italisht, dhe gjithashtu pranë çdo objekti historik, ka shpjegime të shkurtra në Shqip dhe Anglisht. Për informacione të tjera, kontaktoni m zyrën e biletave që ndodhet pranë derës kryesore. Jashtë portës kryesore të manastirit ndodhet edhe një dyqan suveniresh, i cili është i hapur në të njëjtat orare në të cilat ofrohen turet me guida. Nëse keni ndonjë pyetje mund ta kontaktoni parkun tek: Tel: +355 (0) 38320337.

Brenda parkut arkeologjik të Apollonisë ndodhen dy restaurante:

Bar Restaurant “Apollonia”
Ndodhet pranë kishës dhe muzeumit, dhe është i hapur çdo ditë 09:00-21:00 (gjatë muajve të verës) dhe 09:00-17:00 (gjatë muajve të dimrit). Ai ofron drekë dhe darkë, ushqim tradicional Shqiptar, dhe ka ambjente të mjaftueshme për konferenca, trajnime etj. Brenda tij ka edhe tualet.
Tel: +355 (0)68 2194904, +355 (0)69 3040408

Bar Restaurant “Leon Rei”
Ndodhet në majë të kodrës, dhe është i hapur çdo ditë 09:00-19:00 dhe ofron drekë dhe darkë. Ushqimi i servirur është ushqim tradicional Shqiptar, dhe ka ambjente të mjaftueshme për konferenca, trajnime etj. Brenda tij ka edhe tualet.

Për të shkuar në Apolloni

Direkt: Ju mund të merrni një taksi për në Apolloni tek çdo stacion taksie brenda qytetit të Fierit. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta dhe çmimi është 1000 lekë (një drejtim) ose 1300 lekë (vatje-ardhje me një orë pritje)

Mund të shkohet edhe me me Furgon deri në fshatin Pojan dhe parku ndodhet vetëm 15 minuta larg në këmbë. Udhëtimi me furgon zgjat rreth 25-30 minuta dhë është 50 lekë për person (një drejtim).