Restaurantet

Shumëllojshmëria e prodhimit bujqësor dhe blegtoral favorizojnë një kuzhinë tradicionale mjaft të pasur në Qarkun e Fierit. Gatimet tipike të kësaj treve ofrojnë karakteristika të larmishme të jetës rurale, ku zotëron veçanërisht tendenca e përdorimit të gjerë të prodhimeve të bollshme stinore.

Ndër gatimet tipike të kësaj zone janë: gjel deti me përshesh, bibë (ose zog) me oriz (tavë) në saç, zog në zgarë, zog me rosnica, qengj i mbushur, gjyreç qengji me oriz (tavë), gjyreç me mish qengji dhe patate (tavë), speca (ose domate) të mbushura me oriz, mish qengji në hell, mishra të zgarës, sallatë meze dhe japrak. Gatimet e peshkut janë shumë popullore, meqënëse Fieri ndodhet pranë detit. Disa prej llojeve të peshqve më të servirur në restorante janë Barbun, Sepie, Koce, Qefull dhe Karkalecat e detit. Disa prej ëmbëlsirave më të njohura përfshijnë bakllava, sultiaç dhe revani.

Menyja e pasur e gatimit dhe shija e tyre e veçantë, kanë tërhequr gjithmonë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që vizitojnë këtë zonë. Disa prej restauranteve më të njohur që frekuentohen prej turistëve janë:

Toska është një prej të preferuarve lokalë më një përzgjedhje të lezetshme të ushqimeve të detit. Gjithashtu shërben edhe një sërë ushqimesh Italiane. Ndodhet jo shumë larg qendrës së qytetit dhe është i hapur çdo ditë prej 11:00-22:00.

Ulqini ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe shërben kuzhinë tradicionale duke përfshirë ushqime deti, pjata me mish dhe pasta. Është i hapur çdo ditë prej 08:00-20:00.


Dafina
ka kuzhinë tradicionale Shqiptare, e njohur për zogjtë e zgarës si dhe për zogjtë apo bibat me oriz. Ndodhet në periferi të qytetit dhe është i hapur çdo ditë prej 10:00-22:00.

Peshku është një restaurant që shërben kryesisht prodhime deti. Ndodhet në rrugën hyrëse kryesore për në Fier dhe është i hapur çdo ditë prej 08:00-22:00.

Piazza është një bar/restaurant që shërben kryesisht pica, sallatëra dhe sanduiçe. Ajo ndodhet në godinën e bibliotekës së vjetër të qytetit. 2 katet e poshtëm janë të rezervuar për kafe ndërsa kati i sipërm është restaurant. Është i hapur çdo ditë prej 08:00-22:00.

Oda e Miqve shërben ushqime tradicionale Shqiptare. Ndodhet jo shumë larg qendrës së qytetit dhe është i hapur çdo ditë prej 09:00-21:00.

Rustika Kala shërben ushqime tradicionale Shqiptare dhe është e hapur çdo ditë prej 09:00-23:00.

Qendra Tregëtare Univers është qendra tregëtare më e madhe në Fier. Ka dy dyqane fast-food dhe është e hapur çdo ditë prej 09:00-22:00.

Kus Çaça shërben ushqime tradicionale Shqiptare, duke u specializuar në supëra dhe biftekë. Është e hapur çdo ditë prej 10:00-21:00.

Kompleksi Apollon është një bar/restaurant që shërben pica dhë është i njohur për shërbimin e mishit të strucit. Është i hapur çdo ditë prej 09:00-23:00.