Shtëpia e të Moshuarve

Shtëpia e të Moshuarve Fier i ofron komunitetit të të moshuarve ndihmë dhe shërbime sociale, në përputhje me standardet bashkëkohore, në mënyrë që të stimulojë pavarësinë dhe integrimin e tyre në jetën normale. .

Ambjentet e Shtëpisë së të Moshuarve:

  • 27 dhoma gjumi, të pajisura me të gjitha mobiljet e nevojshme. Banorët mund ti mbajnë sendet e tyre personale në dhomat e tyre. Një maksimum prej 3 banorësh mund të rrijnë në një dhomë.
  • Një dhomë ngrënjeje u jep mundësinë banorëve që të hanë së bashku me vizitorë që mund të kenë. Ushqimet për banorët gatuhen sipas gjendjes së tyre shëndetësore dhe dietave të përcaktuara prej doktorit.
  • Një dhomë pune për punonjësin social
  • Një dhomë e veçantë për vizita me familjarët
  • 5 banjo të përbashkëta të vendosura në fund të korridoreve, të cilat janë të pajisura me dushe të shumtë, WC, dhe lavamanë
  • 1 dhomë Lavanderie në përdorim të banorëve
  • 1 dhomë mjekësore, me 1 mjek me kohë të pjesëshme dhe 1 infermiere që ndodhet aty gjithë kohën
  • Ambjente të shumta argëtimi që përfshijnë një dhomë televizori, bibliotekë, verandë dhe kopësht.

Nëse keni ndonjë pyetje, shqetësim, sugjerim apo dëshironi të aplikoni për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Shtepia e te Moshuarve
Lagja: Liri
Rruga: Jakov Xoxa
Telefon: 034 22 2454
Email: shtepiamoshuarve@bashkiafier.gov.al

Dokumentat e mëposhtëm duhen paraqitur, për të aplikuar për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve:

  • Një kërkesë me shkrim, e plotësuar nga vetë aplikanti, të afërmit e tij apo kryetari i rajonit ku jeton i moshuari, në të cilën të deklarohet kërkesa e tij për tu pranuar për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve;
  • Çertifikatë e Gjendjes Civile së aplikantit;
  • Çertifikatë e Gjendjes Familjare të aplikantit;
  • Fotografi të aplikantit (2 copë);
  • Raporti mjekësor i aplikantit që përcakton gjendjen e saj/tij shëndetësore;
  • Një vërtetim nga Zyra e Sigurimeve Shoqërore, që deklaron nëse aplikanti merr ndonjë lloj pensioni;
  • Një vërtetim të lëshuar nga Kryetari i Rajonit përkatës, që deklaron gjendjen ekonomike të familjes së aplikantit.