Biblioteka

Biblioteka e parë publike në Fier u hap në vitin 1945. Për ambjente të saj u shfrytëzua një ndërtesë një katëshe prej druri në qendër të sheshit “Fitorja” e cila kishte luajtur më parë funksione të tjera sociale. Fillimisht librat u siguruan nga sekuestrimet e kryera në familjet e Vrionasve dhe familjeve të tjera që i përkisnin shtresave të pasura të qytetit. Ky institucion u vu menjëherë në shërbim te intelektualëve, specialistëve, studentëve, nxënësve  dhe lexuesve të shumtë të  këtyre banorëve.

Biblioteka e qytetit të Fierit ka si qëllim të pasurojë jetët e qytetarëve të Fierit. Në tërësi kjo bibliotekë ka një fond prej 73 000 titujsh të të gjitha kategorive, duke përfshirë këtu edhe librin antikuar. Ajo ofron për publikun75 vende leximi dhe shënon një frekuentim të rregullt deri në 5700 anëtar në vit. Ajo mban libra, revista, teknologji dhe multimedia për fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. E vendosur në ambjente pune të bollshme, ajo është një prej bibliotekave më të mira në vend. Në fondin e saj përfshihen mbi 99,000 tituj dhe mbi 170,000 libra. Në ambjentet e saj zhvillohen mesatarisht 60 aktivitete në vit, nga qeverisja vendore, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, organizata kulturore, shkolla apo individë.

Struktura e saj ka këtë përbërje:

Në katin e parë është vendosur libri shqip për të  rritur.Në  fondin e librit shqip ndodhen 43 000 tituj të  letërsisë shqipe dhe të përkthyera nga autore botërorë Librat që ofron ky sektor janë të degëve dhe fushave të  ndryshme si mjeksia,fizika,matematika,historia ,gjeografia,feja,arti,libra studimore e kritika letrare.Sektori i librit shqip ofron edhe një sallë  leximi të vogël ku mund të studjojnë mesatarisht 35 persona për studim dhe shfrytë zim të  literaturës së sallës(si librat e artit popullor,fjalorë,enciklopedi,etj)

Po në  këtë kat është i sistemuar edhe një tjetër sektor”Zyra e informacionit”.Zyra e informacionit jep informacion për biznesin,bankat,mjekesinë,mjedisin,ambasadat,universitetet në Botë,punësimet,kurset valutore etj.

Në katin e dytë është salla e madhe e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore si dhe fondi i librit në gjuhë të huaj i cili arrin deri në 7 000 tituj.Lexuesit me kartelë në këtë  sektor janë 870.Mesatarisht në ditë e frekuentojnë këtë sektor 30 lexues. Aktualisht në këtë  sallë ndodhen 12 kompjutera të lidhur në rrjet.

Në katin e 3 është sistemuar libri për fëmijë që përfshin grup moshat nga parashkollorët dhe në moshën 14 vjec.Në fondin e ketij sektori ndodhen 20 000 tituj.Ky fond është i përbërë nga libra në gjuhë shqipe dhe të huaj të përshtatshme për këtë grup moshë  fëmijësh.Lexuesit me kartele arrijnë shifrën 2500.Cdo ditë  ky sektor frekuentohet nga 60 fë mijë.

Sektori i periodikut.

Është një sektor i rëndësishëm që mbart vlera të mëdha kulturore të hershme.Fondi i këtij sektori është  i përbëre prej 3000 revista e gazeta në gjuhë të huaj dhe shqip.Botimet e këtij sektori fillojnë nga viti 1946.Ky sektor aktualisht shërben cdo ditë 12 tituj.

Numri i lexuesve të rregjistruar aktualisht është rreth 4500. Biblioteka ndodhet shumë afër qendrës së qytetit dhe është e hapur në oraret e mëposhtme:

E Hënë – E Premte      08:00-15:00
E Shtunë                     09:00-13:00

Lagja: 15 tetori

Rruga: Kastriot Muco
Telefon: 034 222993