Lejet e Ndërtimit

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Fier merr në shqyrtim materialin e përgatitur nga Sekretaria Teknike dhe Këshilli Teknik të ngritur pranë Drejtorisë së Urbanistikës. Materiali përgatitet si më poshtë:

  1. Qytetari aplikon në zyrën e Sekretarisë Teknike pranë Drejtorisë së Urbanistikës me dokumentacionin e mëposhtëm:
    • Një fotokopje të noterizuar të Çertifikatës së Pronësisë, të rifreskuar jo më pak se tre muaj nga data e dorëzimit;
    • Kërkesa e protokolluar pranë Sekretarisë së Bashkisë, Formulari Nr. 1, verifikohet me Planin Rregullues të Qytetit dhe pranohet vetëm kur është në përputhje me të;
    • Përgatitja e Studimit Urbanistik Pjesor të zonës ku bën pjesë objekti që do të ndërtohet.
  2. Pas miratimit të Studimit Urbanistik Pjesor kalohet në fazën e miratimit të Sheshit të Ndërtimit të objektit:
    • Përgatitet Sheshi i Ndërtimit sipas Rregullores së Urbanistikës me autor arkitekt dhe Ing. Topografë (Sheshi i Ndërtimit shoqërohet me projektin Arkitektonik të objektit);
    • Kontrollohen kondicionet urbane dhe zbatimi i Planit Rregullues të qytetit, dhe në rast se ka shkelje të kondicioneve urbane, kërkohet deklaratë noteriale nga kufitarët.
  3. Pas miratimit të Sheshit të Ndërtimit kalohet në fazën e Miratimit të Lejes së Ndërtimit, dhe duhen paraqitur dokumentat e mëposhtëm:
    • Kërkesa e Lejes së Ndërtimit, Formulari Nr. 3;
    • Marrja e plotë e Sheshit me Infrastrukturën dhe me formularin 3/1 në:
      • Ndërrmarrjen e Kanalizim U/Zeza-Ujësjellësit;
      • Ndërrmarrjen e Elektrikut;
      • Agjensinë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit, shoqëruar me relacionin përkatës;
      • Inspektoriatin Sanitar Shtetëror të Rrethit;
      • Inspektoriatin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit.
    • Studimi Gjeologo – Inxhinierik (Inxhinier gjeolog me liçensë);
    • Kontrata me firmën zbatuese, në prezencë të noterit e shqëruar me fotokopje të noterizuara të liçensës së firmës dhe NIPT-it;
    • Plan-Organizimi i Objektit, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
    • Grafiku i Punimeve në Objekt, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
    • Projekti i zbatimit të objektit ku duhet të jenë:
      • Preventivi i punimeve;
      • Projekti arkitektonik dhe konstruktiv, të shoqëruar me tabelat e hekurit, me liçensat dhe deklaratat përkatëse të projektuesve që kanë respektuar normat teknike të projektimit;
      • Projekti elektrik, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
      • Projekti hidraulik, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
      • Projekti i Mbrojtjes Kundër Zjarrit, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
      • Projekti për sistemin e ngrohjes qendrore për objektet mbi 5 kate, i shoqëruar me liçensën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
  4. Pas miratimit të Lejes së Ndërtimit, aplikuesve u bëhet njoftim, për tu paraqitur pranë Sekretarisë Teknike, ku u jepet autorizimi për pagesën e Taksës së Ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë llogaritet mbi bazën e Sipërfaqes së Ndërtimit sipas Projektit të miratuar me Koston mesatare të ndërtimit sipas Fletores Zyrtare, e miratuar në K.Rr.T.-në e Bashkisë Fier;
  5. Pas këtij veprimi, qytetari pajiset me Formularin Nr. 4, Lejen e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, dhe Formularin Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit;
  6. Qytetari para se të fillojë punimet për ndërtimin e objektit duhet të depozitojë pranë Drejtorisë së Urbanistikës, Njoftimin për fillimin e punimeve nga Subjekti Ndërtues, të protokolluar.
    • Akt-kontrolli mbi Piketimin e objektit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
    • Akt-kontrolli i kuotës +/-0.00, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
    • Akt-kontrolli i Karabinasë, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
    • Akt-kontrolli Përfundimtar, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
    • Akt-kontrolli i Sistemimit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
  7. Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit në objekt, qytetari aplikon për Lejen e Shfrytëzimit, e cila shoqërohet me faturën e tarifës, të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak dhe të depozitojë dosjen teknike të objektit. Praktika e Lejes së Shfrytëzimit përmban:
    • Shkresën Përcjellëse (e konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë dhe drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit), e cila shoqëron këto dokumentacione:
      • Lejen e Shfrytëzimit, e konfirmuar nga drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit;
      • Akt-Kontrolli Përfundimtar i Objektit, shoqëruar me azhornimin e objektit;
      • Akt-Kolaudimi i punimeve, i konfirmuar nga Kolaudatori, Mbikqyrësi i Punimve (shoqëruar me liçensat përkatëse, fotokopjo e noterizuar), subjekti ndërtues i kontraktuar dhe investitori;
      • Fotokopje të Formularit Nr. 4 e Lejes së Ndërtimit, Sheshit të Ndërtimit, Formularit Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit si dhe të projektit arkitektonik të njëhsuara me origjinalin.

    Para përcjelljes së dokumentacionit pranë Z.R.P.P. Fier, nga drejtoria e Urbanistikës i kërkohet subjektit ndërtues:

    • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, Fier për shlyerjen e detyrimeve tatimore të objektit;
    • Situacioni Përfundimtar, i konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, Fier.
  • Për vitin 2010 janë marrë 10 vendime të KRRT-së së Bashkisë Fier,nga ku janë miratuar 81 leje ndertimi.
  • Për vitin 2011 janë realizuar 3 mbledhje të KRRT-së së Bashkisë Fier nga ku janë miratuar 101 leje ndertimi.