Mundësi Trajnimi

Në qytetin e Fierit janë tre institucione kryesore që ofrojnë trajnim professional:

1. Qendra e Formimit Profesional Publik

Qendra ofron kurset dhe kualifikimet e mëposhtme të trajnimit professional për njerëzit në nevojë, sipas politikave të punësimit të qeverisë dhe nevojave të tregut të punës, në një përpjekje për të ulur nivelin e varfërisë nëpërmjet punësimit dhe vetëpunësimit.

Hidraulik Riparim Elektroshtëpiake
Saldim Servis Kompjuteri
Duralumin Murator
Riparim TV suvatues
Instalime Elektrike Pllaka shtrues
Panele Diellore Perdorim Kompjuteri
Rrobaqepesi Sekretari
Qendistari Anglisht
Parukeri Italisht

Tarifa për kurset e mësipërm është ndërmjet 3,000-4,000 lekë, në varësi të kursit. Kurset kanë mësim 3 herë në jave, nga 2 orë çdo herë. Gjatësia e kurseve varion prej 1 deri në 3 muaj. Nëse personi është i papunë dhe i rregjistruar me Zyrën e Punës, tarifa është vetëm gjysma e çmimit të mësipërm. Nëse personi ka një status të veçantë (invalid, Rom, jetim, gra të trafikuara etj) kurset ofrohen falas.

Dokumentat e nevojshëm për rregjistrim janë:

  • Çertifikatë Lindje;
  • Diplomë shkolle apo një vërtetim nga shkolla;
  • Fatura e pagimit të tarifës;
  • Vërtetim nga Zyra e Punës, nëse personi është i papunë;
  • Vërtetim për statusin e veçantë

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni:

Drejtoria Rajonale e Formimit Personal
Lagja: 16 Prilli
Ish-Fermentimi i Duhanit
Tel: 0342230853

2. Qendra e Formimit Profesional “Shën Jozefi Zejtar” (Murialdo)

Qendra e Formimit Profesional ka si qëllim të ndihmojë të rinjtë që duan të hynë në tregun e punës. Qendra ofron kurse të ndryshme për trajnim profesional sipas 3 kategorive dhe specifikimeve të mëposhtme:

• Kurse Dy Vjeçare:
o Mekanik (14-18 vjeç);
o Elektiçist (14-18 vjeç);
o Asistent Zyre (18-25 vjeç);
o Animator Social (18-25 vjeç);
o Rrobaqepësi (14-25 vjeç)

• Kurse 6-9 Mujore
(Për zanate të ndryshme profesionale për minorenët 14-18 vjec me metodën e alternimit shkollë-punë )
o Elektroud;
o Marangoz;
o Llamarinist;
o Duralumin

• Kurse Speciale
o Alpha, Financa;
o Gjuhë të Huaja: Italisht, Anglisht, Spanjisht;
o Mëso të Ndërrmarrësh

Në përfundim të çdo kursi, lëshohet çertifikata e njohur nga Ministria e Punës e Standarteve Ndërkombëtare.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni::

Qendra Sociale “Murialdo”
Rruga: Shen Leonardo Murialdo
Tel & Fax 00355 (0) 34228285
Website: www.murialdo.org
Email: formim@murialdo.org ose qfp@murialdo.org

3. Qendra Trajnuese “Agron”

Qendra Trajnuese “Agron”, me mbështetjen teknike dhe financiare të SWISSCONTACT ofron kurse të ndryshme, që kanë si qëllim trajnimin professional, të çertifikuara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në profesionet e mëposhtme:

Kuzhinier: (tre nivele) gjithsej 320 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Kamarier: (një nivel) gjithsej 150 orë mësimi të shtrira në dy muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Banakier:(një nivel) gjithsej 150 orë mësimi të shtrira në dy muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Pastiçeri: (dy nivele) gjithsej 200 orë mësimi të shtrira në 2 muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Parukeri – Estetikë : (tre nivele) gjithsej 300 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Rrobaqepësi : (tre nivele) gjithsej 295 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Qëndistari : (dy nivele) gjithsej 210 orë mësimi të shtrira në dy muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Instalime Elektrike: (tre nivele) gjithsej 300 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Saldator: (tre nivele) gjithsej 360 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Instalime Hidraulike: (tre nivele) gjithsej 300 orë mësimi të shtrira në tre muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Panele Diellore: (një nivel) gjithsej 80 orë mësimi të shtrira në një muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Sisteme Ngrohje: (një nivel) gjithsej 100 orë mësimi të shtrira në një muaj kalendarik, për një pagesë prej 10,000 lekësh në muaj;
Kompjuter: 3 herë në javë për tre muaj, për një pagesë prej 3,000 lekësh në muaj;
Gjuhë të Huaja : 3 nivele të ndryshme, 3 herë në javë, çdo nivel zgjat 4 muaj, për një pagesë prej 3,000 lekësh në muaj;

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni:

Qendra Trajnuese “Agron”
Lagja: Kongresi i Permetit
Rruga: Jakov Xoxa
Tel: 034 227734; 034220529
Email: agron_dule@yahoo.com


Nëse jeni një qendër trajnimi në qytetin e Fierit dhe doni që informacioni juaj të publikohet këtu, ju lutemi kontaktoni
email: webmaster@bashkiafier.gov.al