Qendra Kulturore e Fëmijëve

Qendra kulturore publike e fëmijëve “Llambi Bego” është një qendër që promovon artet, sportet dhe shkencën nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët e qytetit të Fierit. Qendra u ofron fëmijëve 24 “rrethe” jashtëshkollore, përgjatë 6 ditëve të javës, me një kohëzgjatje prej afërsisht 2 orësh në ditë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve qendra ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të krijojnë besimin dhe konfidencën në vetëvete, të rrisin aftësitë e tyre sociale, të mësojnë aftësi sportive si dhe të përmisojnë aftësitë e tyre të manaxhimit të kohës.

Më poshtë vijon një listë e të gjithë rretheve dhe orareve që ofrohen aktualisht nga qendra:

Rrethi Ditët Orari
Flaut E Hënë, E Mërkurë, E Enjte 15:00-16:30
Piano E Hënë, E Mërkurë, E Premte 14:00-16:00
Kitarë (cikli i lartë) E Premte

E Shtunë

14:00-16:00

10:00-11:30

Kori E Hënë, E Mërkurë, E Premte 14:30-16:00
Solistët E Martë, E Enjte 14:30-16:00
Mandolinë E Martë, E Enjte 10:40-12:10
Perkusion E Martë, E Enjte

E Shtunë

15:30-16:30

14:00-16:00

Fizarmonikë E Hënë, E Mërkurë, E Premte 09:15-10:45
Aktrim E Hënë, E Enjte 14:00-16:00
Valle E Martë, E Enjte 14:30-16:00
Aerobi E Hënë, E Mërkurë, E Premte 15:00-16:30
Boks E Hënë, E Mërkurë, E Premte 14:30-16:00
Basketboll (Vajza) E Martë, E Enjte

E Shtunë

15:00-16:30

09:00-11:00

Basketboll (Djem) E Premte

E Shtunë

15:00-16:30

09:30-11:00

Futboll E Enjte

E Shtunë

16:00-17:30

10:00-11:30

Ping-Pong E Hënë, E Martë, E Enjte 14:00-16:00
Të Njohim Vendlindjen E Martë, E Enjte, E Premte 16:00-17:30
Pikturë (cikli i lartë) E Hënë, E Mërkurë, E Premte 15:00-16:30
Vizatim E Hënë, E Enjte 14:00-15:30
Stilim E Martë, E Mërkurë, e Premte 14:00-15:30
Elektrike E Hënë, E Mërkurë, E Premte 14:00-15:30
Matematikë (cikli i ulët) E Hënë, E Mërkurë, E Premte 14:30-16:00
Anglisht (cikli i ulët) E Martë, E Enjte 10:00-11:00


Disa prej aktivititeve që organizohen prej Qendrës janë si më poshtë vijon:

• “Holokausti”, një koncert që mbahet në fund të Janarit dhe në fillim të Shkurtit, për të përkujtuar Holokaustin e Luftës së Dytë Botërore, dhe që organizohet prej rretheve të Të Njohim Vendlindjen, Aerobisë, Valleve, Korit, Solistëve dhe Aktorëve;

• Ekspozitë Pikture, që organizohet gjatë muajve Shkurt-Mars prej rrethit të Pikturës;

• “Mirësevjen Pranvera e Diturisë”, një koncert që mbahet më 7 Mars, i organizuar me rastin e Ditës së 7 Mësuesit, dhe që organizohet prej rretheve të Aerobisë, Valleve, Korit, Solistëve dhe Aktorëve;

• Olimpiada e Matematikës, që organizohet gjatë muajit Prill, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave të 7-ta të të gjitha shkollave të qytetit të Fierit. Fituesi i kësaj Olimpiade fiton të drejtën për të marrë pjesë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës qe zhvillohet në qytetin e Durrësit gjatë muajit Maj;

• Kampionati i Basketbollit (Djem & vajza), gjatë muajve Prill ose Maj, ndërmjet ekipeve te shkollave të qytetit, çdo shkollë publike apo jopublike mund të marrë pjesë;

• “Festivali i Këngës për Fëmijë”, që organizohet në fund të Majit-fillim të Qershorit, me pjesëmarrjen e këngëtarëve solistë të zgjedhur të të gjitha shkollave të qytetit, rretheve të Korit dhe Aktrimit të QKF-së si dhe orkestrës (e fëmijëve) së harqeve të shkollës artistike “Jakov Xoxa”;

• “Jam krenar që jam Shqipëtar”, një koncert me rastin e festës së 28 Nëntorit, i cili zhvillohet më 26 Nëntor, në bashkëpunim me Shkollën Artistike “Jakov Xoxa”;

• “Koncert festiv për Ditën e Pavarsisë”, që organizohet më 28 Nëntor, në bashkëpunim me Teatrin “Bylis” dhe Shtëpinë e Kulturës Fier;

• “Tablo Festive”, Koncert i Vitit të Ri, që organizohet më 24 Dhjetor, me nxënësit më të dalluar të qytetit;

CCC show 07 childrens cultural center

Nëse jeni i interesuar të merrni pjesë në ndonjë prej rretheve apo aktiviteteve të mësipërme, apo për informacione të mëtejshme ju lutemi të vizitoni apo telefoni QKF ndërmjet orës 14:00-17:00. Fëmijët e moshave 3-14 vjeç mund të marrin pjesë, pa pagesë, në të gjitha rrethet apo aktivitetet e organizuara prej Qendrës, duke paraqitur dokumentet e mëposhtëme:

• Çertifikate Lindje;

• Vërtetim nga shkolla, që është nxënës/nxënëse e shkollës.

Qendra Kulturore e Fëmijëve
Lagja: 1 Maji
Rruga: Jani Bakalli
Fier
Telefon: 034 225341