Të nderuar qytetarë!

Duke nisur nga data 1 shtator, Bashkia Fier nis procesin e përditësimit të sistemit të adresave. Pranë banesave tuaja do të paraqiten punonjësit e Bashkisë Fier, të cilat janë të autorizuar për kryerjen e regjistrimit.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të arritur një regjistrim sa më të saktë dhe të plotë.

Faleminderit!

“Nisin punimet për rikonstruksionin e Bulevardit Jakov Xoxa”

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”. Punimet e nisura kanë konsistuar fillimisht në spostimin e pemëve, të cilat pengojnë punimet e më pas do të vazhdohet me implementimin e projektit, duke nisur nga infrastruktura nëntokësore e për të përfunduar tek fasadat.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i Bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj është shprehur se: “Ky investim do t’i rikthejë identitetin këtij segmenti rrugor shumë të rëndësishëm për qytetin e Fierit. Projekti që sapo nisi dhe pritet të përfundojë brenda 6 muajve, përvfec investimit serioz dhe cilësor që do të bëhet (që nga infrastruktura nëntokësore, deri tek ajo mbitokësore), do të sjellë ndryshime rrënjësore në gjelbërimin e rrugëve, në minimizimin e konfuzionit të qarkullimit rrugor (duke e lënë rrugën funksionale për automjetet vetëm në një pjesë të saj), në rikompozimin e fasadave, rikthimin e shëtitores në pjesën më të madhe të bulevardit (traditë e hershme e qytetarëve fierakë, por e harruar për fat të keq), vendosjen e korsive për lëvizjen e bicikletave etj. Kjo rrugë do të jetë modeli që ne duam të ndjekim për të gjitha rrugët e tjera në qytetin tonë”.
Më pas ka qenë drejtoresha e Urbanistikës Renilda Hyseni, ajo që ka prezantuar në mënyrë të detajuar projektin që do të zbatohet për rikonstruksionin e Bulevardit “Jakov Xoxa” duke sqaruar cdo aspekt teknik të tij.
Bulevardit “Jakov Xoxa” është konsideruar gjithmonë si shëtitorja e qytetit të Fierit dhe në periudha të caktuara ka shërbyer vetëm për lëvizje këmbësorësh, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në orare të caktuara të ditës. Rikonstruksioni i tij është një nga ndërmarrjet më të rëndësishmë për përmirësimin e situatës së qendrës së qytetit, mbështetur financiarisht nga Qeveria Shqiptare.

Projekti konsiston në:

• Rikonstruksionin e rrjetit të infrastrukturave nëntokësore,
• Rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve,
• Punime ndërtimore, riveshjen e trupit të rrugës
• Rikonstruksionin e trotuarëve
• Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta,
• Plotësimi i ndriçimit,
• Rikonstruksionin e fasadave të objekteve në të dy anët e rrugës. (Unifikim i fasadave. Unifikim në katin përdhe të ndërtesave, duke u dhënë dyqaneve një trajtë të standartizuar bashkohore me fasadë dhe travertinë. Katet e sipërme do të trajtohen me grafiato dhe trajtimi i tyre do i kthejë ato në vepra arti)

“Dita Ndërkombëtare e Rinisë”

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.

Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohet në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Ajo është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.
Te rinjtë janë burim i paçmueshëm për çdo komunitet. Perspektiva e tyre unike, njohuritë,
eksperienca, i sjellin diversitet dhe pasuri projektit komunitar.
Në vendin tonë pjesa më e madhe e popullatës janë të rinj dhe si të tillë ato janë potenciali kryesor për zhvillimin e shoqërisë duke qenë dhe pjesa më aktive e popullatës tonë.

“Kujtesë për kryengritjen antizogiste”

Më 14 gusht, ora 10:00, në ambientet e Muzeut Historik Fier, Bashkia Fier, Muzeu Historik në bashkëpunim me shoqatat: “Myzeqeja” dhe “Mallakastra” organizuan takimin:

Kujtesë për kryengritjen antizogiste
(14 gusht 1935 – 14 gusht 2014)

Programi:

Hapja e takimit
(Z. Nuri Plaku, përgjegjës i Muzeut Historik)

Koste Çekrezi dhe kryengritja e Fierit
(Dr. Lami Koci)

Jehona e kryengritjes në lidhjen e kombeve.
(Z. Maksim Zarka, kryetar i shoqatës “Myzeqeja”)

Pjesëmarrësit mallakastriotë në kryengritjen e Fierit.
(Z. Ladi Lamce, kryetar i shoqatës “Mallakastra”)

Takimi do të shoqërohet gjithashtu dhe me ekspozitë fotografike me dokumenta, portrete të kryengritësve dhe artikuj nga gazetat e kohës: “Vatra” dhe “Besa”.

“Festivalit Ndërkombëtar i Muzikës Jazz”

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Muzikës Jazz ka “dhuruar” për të apasionuarit e muzikës jazz, dy netë të paharrueshme. Festivali u zhvillua në qytetin antik të Apoloni-së në datat 26 dhe 27 Korrik.
Në të dy netët e këtij festivali performuan artistë të muzikës jazz nga shtete të ndryshme të botës si: Gjermania, Izraeli, Italia, Çekia, Austria, Turqia, Zvicra, Greqia dhe Shqipëria.

“Saimir Strati shënon rekordin e 8-ët te Guinness-it”

Artisti Saimir Strati ka shënuar rekordin e tij të 8-të të Guinness-it. Në një ceremoni festive është certifikuar nga gjyqtarja e Guinness World Record, Lucia Sinigagliesi punimi më i fundit i artistit Strati me titull, “Largest Plastic straw drinking mosaic”, dedikuar mbrojtjes së tokës. Mozaiku ka përmasat 7,3 m gjatësi dhe 4,2 m gjerësi, duke u përcaktuar si mozaiku më i madh i këtij lloji, i cili certifikohet për rekordin më të ri të Guinness-it.
Ky artist që e ka gdhëndur tashmë emrin e tij jo vetëm në Fier, në Tiranë, apo në mbarë Shqipërinë, por edhe në Botë. Për këtë Fieri krenohet me të dhe mbështetja e bashkisë së Fierit, Këshillit Bashkiak ka qenë maksimale.
Fieri ka treguar se e do artin, kulturën dhe e promovon atë në cdo moment, por nga sot, falë bashkëpytetarit tonë Saimir Strati, qyteti I Fierit do të jetë dhe pjesë e Guinness World Record, si “vendprodhimi” i kësaj vepre madhështore.

Për realizimin e “Largest Plastic straw drinking mosaic”, artistit Strati iu deshën mbi 16 orë punë në ditë, për një afat kohor 20 ditor. Për mozaikun e vendosur në lulishten kryesore të qytetit, ai përdori rreth 150 mijë pipa plastike.

“Lumi Gjanica në vëmendjen e një kompanie kineze”

Lumi Gjanica ka marrë së fundmi vëmendjen e një kompanie kineze, e cila ka shfaqur interes të bashkëpunojë për të marë përsipër rehabilitimin e lumit.
Nga ana e nënkryetarit të Bashkisë Fier, Flamur Mato, janë bërë të ditura fazat studimore të hartuara nga Bashkia në këto vite, ndërsa ka paraqitur edhe vlerën e investimeve, e cila është një shumë tejet e lartë për tu përballuar nga Bashkia. Nga ana e vetë përfaqësuesi i kompanisë “Sine Hidro”, propozoi që parapakisht të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi me Bashkinë e Fierit , në të cilën do të shihen fazat e financimit dhe cështjet teknike, dhe pas kësaj, ata do të jenë të gatshëm të inspektojnë edhe në terren.Pas takimit zyrtar, përfaqësuesit e kompanisë kineze panë nga afër lumin Gjanica, për të vijuar në ditët e tjera me tryeza dhe diskutime më të gjera të aktorëve të tjerë që do të përfshihen.

“Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës, në Bashkinë Fier”

Hirësia e Tij, Ignati, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe i gjithë Myzeqesë është pritur sot nga Kryetari i Bashkisë së Fierit Z. Baftjar Zeqaj, shoqëruar dhe nga kryetari i Këshillit të qarkut Fier Z. Vangjel Ndreka. Qëllimi i takimit ishte rruga për në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Libofshës Fier, Manastir që ka një vlerë të vecantë jo vetëm për zonën, por për gjithë Fierin e më gjerë.
Me rastin e festës së Shën Kozmait më 24 gusht, Metropolia ka kërkuar që të shikohen mundësisë e përbashkëta për rikonstruksionin e rrugës së këtij Manastiri. Në këtë takim Metropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, IGNATI shoqërohej nga Inxhinierja e Mitropolisë Pellagia Basha, famulltari i Mitropolisë At’ Rafael Rredhi, drejtori i zyrës së personelit të Mitropolisë At’Kristaq Subashi dhe financier i Mitropolisë Ilia Koci. Sipas tyre fondet e Mitropolisë janë të pakta dhe ato nuk mjaftojnë për një investim të plotë të kësaj rruge dhe për këtë arsye kanë kërkuar mbashtetjen e njësive vendore në Fier.
Kryetari i Bashkisë është shprehur se rikonstruksioni i rrugës së Manatirit ka qenë dhe mbetet një prioritetet që shumë shpejt do të shkojë drejt zgdhidhjes. “Do të ngrejmë një grup pune, i cili do të merret me vlerësimin e situatës edhe në terren dhe së bashku do të përpilojmë një kërkesë për rikonstruksionin total të kësaj rruge, duke u bazuar tek vlerat që mbart ky Manastir. Këtë kërkesë do t’ua paraqesim deputetëve të Qarkut Fier në Palamentin Shqiptar dhe jam i bindur që do të ndryshojmë imazhin e duhur të Manastirit të Shën Kozmait”, ka thënë kryetari I Bashkisë Fier Z. Baftjar Zeqaj. Kjo vlen për një afat më të vonë, pasi për festën e 24 gushtit ajo që mund të bëhet është vetëm një ndërhyrje e lehtë (mbushje të gropave me cakull), për vet afatin shumë të shkurtër kohor.
Nga ana tjetër Kryetari i këshillit të Qarkut Fier Z. Vangjel Ndreko u shpreh sedo të shikonte mundësnë e një bashkëfinancimi të mundshëm (Këshill Qarku dhe Mitropoli) për segmentin prej 4 km që është rruga e Manastirit.
Në shenjë mirënjohje dhe miqësie Kryetari i Bashkisë Z. Baftjar Zeqaj i ka dhuruar Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësisë së tij IGNATI-it një panoramë të Apolonisë, duke i premtuar se shumë shpejt do të propozojë prodhimin edhe të panoramës së Manastirit të Shën Kozmait, si një vlerat e shtuara historiko – fetare të Fierit.
Më pas së bashku vizituan Manastirin e Shën Kozmait , për të parë nga afër gjendjen e rrugës së Manastirit të Shën Kozmait, që sipas Mitropiolisë është një nga manastiret më të frekuentua nga të huajt në vendin tonë.


“Koncert recital i pianistes Eranda Bregasi”

Instrumentistja e talentuar fierake Eranda Bregasi dha sot në tetarin “Bylis” një koncert recital përpara ikjes së saj përstudime në SHBA. Ajo është vetëm 19 vjece dhe ka arritur të “rrëmbejë” me punën e saj 15 cmime në piano. Përpara se të vazhdojë studimet në SHBA, ky koncert i organizuar nga Bashkia Fier dhe nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë Z. Baftjar Zeqaj ishte një mënyrë që Eranda shpreh mirënjohjen ndaj qytetit në të cilin u rrit.
Në këtë koncert u luajtën pjesë të përgjedhura nga kompozitorët më emblematikë të muzikës klasikesi: Bethoven (apasionata, Interpreton allegro asaj, andante kon moto dhe allegro manontropo), Frederik Shopen ( Etydin 10 opus nr.12 “Revolucioni”), Nokturnin (Do djezis minor) dhe Franc Listi (La Kampanela). Kryetari i Bashkisë Z. Baftjar Zeqaj në shenjë respekti për talentin që mbart e vlerëson Eranda Bregasin me Çertifikatën e Mirënjohjes me motivacionin: “Për vlera të veçanta të shfaqura me interpretimin në piano të muzikës klasike. E vlerësuar nga juri ndërkombëtare është bërë e njohur në rrethet artistike brenda dhe jashtë vendit”.

“Katallogu i parë i specializuar i pullave të Shqipërisë”

Një nga figurat e ekselencës fierake Djana Isufaj, së bashku me bashkëshortin e saj Francesco Maria Amato i ka dhuruar sot Kryetarit të Bashkisë Fier dhe institucionit të Bashkisë, katallogun e parë të specializuar të pullave të Shqipërisë. Libri prej 420 faqesh përmban studime të filatelisë dhe historisë postare të Shqipërisë nga viti 1913 deri në 1944. Ky është katalogu i parë në gjuhën shqipe i pullave shqiptare në periudhën 1913-1944, kjo për meritë të Z. Francesco Maria Amato dhe Znj. Djana Isufaj. Ky Katalog është frut i një studimi të thellë dhe të plotë. Paraqitja kronologjike e emëtimit të pullave postare është e gërshetuar me historinë postare dhe me ngjarjet historike të Shqipërisë në këtë periudhë. Katalogu është shoqëruar me një numër të madh ilustrimesh dhe bën që të jetë i vlefshëm dhe i asimilueshëm nga të gjithë koleksionistët e pullës shqiptare. E veçanta e këtij katalogu është se i bëhet një analizë e hollësishme e gabimeve, varjacioneve dhe falsifikimeve të ndryshme dhe për të arritur në këto konkluzione janë shfrytëzuar edhe shumë studime të bëra nga autorët e tjerë. Përveç të tjerave ky Katalog tregon se autorët ushqejnë ndjenja miqësore për Shqipërinë dhe në veçanti një konsideratë të veçantë për historinë postare shqiptare.
Me rastin e festimeve të 150 vjetorit të themelimit të Qytetit Fier, të ardhurat nga shitja e këtij
Katalogu dhe të rinovimeve të mëpasshme do të dhurohen në shenjë mirënjohje Muzeut Historik, për mirëmbajtjen e tij.