“Orkestra Filarmonike e qytetit, festë në Teatrin “Bylis”

Si cdo fund vit, në Teatrin “Bylis” u dha koncerti festiv i filarmonisë së qytetit, një concert që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Kocerti është ndjekur në sallë nga qindra artdashës, intelektualë, artistë, muzikantë, instrumentistë e përfaqësues të forcave politike.

Koncerti, nën dirigjimin e të talentuarës, Marjana Xoxa, ka mbërthyer për më shumë se një orë të gjithë të pranishmit, tek të cilët nuk munguan ovacionet e shumta entuziaste.

Instrumentistë t janë bërë bashkë, për të sjellë fytyrën, tashmë të përvitshme, të filarmonisë së qytetit. Talente të grupmoshave të ndryshme janë pjesë e kësaj orkestre, e cila përvecëse uroi nëpërmjet tingujve, solli në themel të të gjithë produktit përbërës, vlerat kulturore, artistike dhe shpirtërore.

Bashkia Fier për cdo vit është kujdesur që festimet të përfshijnë grupmosha dhe kategori të ndryshme, ndërsa nuk ka munguar vëmendja edhe për fëmijët.

Kryetari Bashkise,Dr. Baftjar Zeqaj firmos dhe deshmon marreveshjen e partneritetit me OJQ Shqiperi dhe ECCO2 Partneret Global mbi zhvillimin social dhe ekonomik ne Bashkine Fier.

25 DHJETOR 2013- I nderuari,Kryetari Dr.Baftjar ZEQAJ ka aprovuar dhe firmosur si nje deshmitar i Memorandiumit te Mirekuptimit me Korporaten e Kontrollit te Dioksidit te Karbonit (ECCO2 Corp),Dhomen Amerikane Europiane Lindore te Tregtise,Keshillin Boteror i Kongresit Diplomatik te Piloteve per Paqen Universale i te Drejtave te njeriut dhe ato juridike (CMOCDAPUNDHJ),Misionin Diplomatik per Paqe dhe Prosperitet (DMPP),dhe Qendra per Ndryshimet Klimaterike dhe Studimet Mjedisore,nje grup organizatash jo-qeveritare dhe sektore private qe mbeshtesin Post-2015 Qellimet e zhvillimit te Shekullit e Kombeve te Bashkuara.Keto organizime qe punojne sebashku kolektivisht si program i Organizata Shoqeria Civile Shqiperia Shekulli Ri (ANMP) per te mbeshtetur edukimin,zhvillimin social,mundesite e punesimit,ambjentin,agrokulturen,ndryshimet klimaterike,turizmin bregdetar dhe kulturor,tregtine nga investiture vendas dhe te huaj,dhe programet anti-korrupsion ne krimet dhe drogen nderkombetare.

ANMP u themelua per te mbeshtetur 8 pikat kryesore te Qellimeve te Zhvillimit Shekullor I Kombeve te Bashkuara dhe ceshtjet humanitare te njohura nga Komisioni Europian.Programi do te siguroje deri ne 35 milion euro garanci per hua dhe grante nga sponsor private nga Komuniteti Global Bankar,Ezybonds Azi,dhe ECCO2 Partnere Globale per te mbeshtetur sektoret publike vendore dhe OJQ-te per te krijuar mundesi pune vendore dhe te rrise prodhimin e brendshem bruto duke vendosur nje Zone Nderkombetare te Tregtise se Lire dhe depo per tregti nderkombetare dhe projekte kerkimi zhvillimesh  mbi turizmin bregdetar dhe kulturor,te mirat agrokulturore per qellime industriale dhe mjeksore,dhe programet anti-korrupsion per te ulur perdorimin e droges dhe krimet ne Shqiperi.

“Ne jemi te paret”, varieteja qe solli te qeshurat ne Teatrin “Bylis”

Varieteja me humor e këngë nga regjisori Klajdi Marku solli mbrëmjen e së mërkurës të qeshura pa fund për spektatorët fierakë. Emocionet do të vinin si një buqetë shumëngjyrëshe nga shpluhurosja e “martesës së Malos” në një variant të moderuar.

Maloja, tashmë i martuar, do të aspironte shumë shpejt për të marrë pjesë në jetën politike të vendit dhe për t’u shpallur më pas deputet.

Pjesë të ndryshme humori , do të përfshinin fusha të ndryshme në jetën e përditshme deri tek “Teorema e Pitagorës”, ku shuma e kateteve dhe hipotenuza do të përktheheshin në vota për “deputetin Malo”.

Varieteja, ndër të tjera, solli zëra të njohur të muzikës, si Ludmilla Baballëku e Sabiani, ndërsa në interpretimet e tyre do të shkëlqenin aktorë, si: Todi Llupi, Arqile Lipe, Astrit Hasani, Klajdi Marku, Miola Sitaj etj.

Varieteja e Teatrit “Bylis” do të ngjitet në sallë deri në datë 22 dhjetor.
Materialet e shkruara për pjesët e humorit kishin autorësinë e Pëllumb Kullës, Koco Devoles, Kujtim Lapës.



Variete Humor” Ne Jemi të Parët”

Më datë 18, 19, 20, 21, 22 dhjetor ora 18.00 në teatrin Bylis do të shfaqet Varieteja “Ne Jemi të Parët” . Regjisorë Klajdi Marku, Libreti: Pellumb Kulla,Koco Devole, Kujtim Lapa


Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj pret kryebashkiakun e Artës, Greqi

Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj ka pritur në një takim kryetarin e bashkise se qytetit Grek, Artes, Jani Papaleksi. Ky i fundit shoqerohej nga kryetari i keshillit bashkiak Thoma Cirojani.

Në këtë takim kryebashkiaku Zeqaj e ka njohur homologun e tij me projektet për ta bërë Fierin një qytet të zhvilluar dhe miqësor për biznesin, politikat e punësimit, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Gjithashtu Zeqaj e ka njohur kryetarin e bashkise se Artes Papaleksin me punën e Bashkisë së Fierit në dobi të qytetarëve fierakë.

Nga ana e tij, Jani Papaleksi u shpreh se ky takim eshte nje diskutim mbi nje numer ceshtjesh me interes te perbashket, si dhe shprehu deshiren per te vazhduar bashkepunime te metejshme ne fushen e kultures, sportit etj.

Me pas te dy kryebashkiaket Zeqaj – Papaleksi i dhuruan njeri-tjetrit simbolet e qyteteve te tyre. Takimi do te vijonte me vizita ne qytetin antik te Apolonise.

Përfaqësues të Bashkisë Fier, vizitë në ishullin e Zakinthos, Greqi

Ishte kërkesa e emigrantëve shqiptarë të Zakinthos, të cilët përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm në këtë ishull turistik, që të krijohej një lidhje bashkëpunimi mes Bashkisë së këtij qyteti me Bashkinë e qytetit të Fierit.
Në ishullin e Zakinthos jetojnë afro 15 mijë shqiptarë që janë gati ¼ e popullsisë së ishullit.
Kërkesë e tyre ishte gjithashtu dhe dhënia e një koncerti nga Ansambli “Myzeqeja”, koncert që do t’u sillte atyre vallet dhe këngët e Atdheut, që aq shumë u mungonte.

Në fundjavë, autoritete të pushtetit vendor, me në krye deputetin e Fierit Armando Subashi dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj, shoqëruar nga trupa e Ansamblit “Myzeqeja”, ishin në ishullin e Zakinthos.
Delegacioni nga Fieri u prit nga Kryetari i Bashkisë së Zakinthos, zoti Stelio Bozhiqi. Ai u uroi mirëseardhjen dhe u shprehu konsideratat për emigrantët shqiptarë në ishull, për punën dhe sjelljen e tyre.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Fier i shprehu vlerësimin dhe falenderimin për qëndrimin aq dashamirës dhe mbështetës që Kryetari i Bashkisë të Zakinthos u bënte shqiptarëve atje. Ai kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy bashkive. Deputeti Armando Subashi shtoi se ky bashkëpunim duhej të zgjerohej edhe në fusha të tjera, vecanërisht ato ekonomike.
Më pas u kalua në sallën e koncerteve, ku shkëmbyen mesazhe dhe dhurata simbolike të dy kryetarët e bashkive përkatëse.

Mbrëmja koncertore nisi me grupin e valltarëve të komunitetit grek për të përshëndetur artistët e ardhur nga Fieri. Më pas vijoi për dy orë programi i Ansamblit “Myzeqeja”, që ishte hartuar me këngë dhe valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Entuziami dhe ovacionet e emigrantëve shqiptarë ishin të papërshkrueshme. Në fund të koncerteve, edhe të shtunën , edhe të dielën, skena mbushej me valltarë të ansamblit dhe spektatorët shqiptarë që derdhnin gjithë mallin dhe dashurinë për vendlindjen dhe vlerat e saj.

“Vizita në Cleveland, bisedime për investime në disa sektorë”

Me një axhendë të ngjeshur ka qenë vizita katër ditore e një ekipi nga qyteti i Fierit në Cleveland Ohio.
Pas mbërritjes, ekipi ynë do të zhvillonte një takim me biznesmenë, të cilët kishin shfaqur interesa për të investuar në Fier.
“I informuam ata mbi potencialin e rajonit tonë, mbi asetet e pasura në bujqësi, turizmin bregdetar, mbi industrinë agropërpunuese dhe për nevojat që kemi për të garantuar shërbimin shëndetësor të specializuar, sidomos në kardiologji”,- ka thënë ndër të tjerash, nënkryetari i Bashkisë Fier, Flamur Mato.

Po ashtu, përfaqësuesit e qytetit të Fierit, të cilët ishin nga Bashkia, Prefektura, Qarku, Këshilli Bashkiak, deputetë etj. morën pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të Parkut Kulturor “Nënë Tereza”, ndërsa me këtë rast u zhvillua një takim me komunitetin shqiptar të Clevelandit, të cilëve u është bërë thirrje që të shohin mundësinë e investimeve në Fier.
Por, në kuadër të kësaj vizite, u zhvillua edhe një takim me Kryetarin e Qarkut Koyoka Country dhe specialistë të administratës së tij, të cilëve u është parashtruar mundësia e bashkëpunimit në nivel Qarku.

“Po këtë ditë, patëm pritjen zyrtare nga Kryetari i Bashkisë së Clevelandit.Vizita rezultoi e suksesshme dhe ne tani po punojmë tu nisim bizneseve atje më shumë informacion mbi sistemin fiskal dhe praktikat për lejet dhe licensat në Shqipëri për të huajt”,- ka vijuar më tej Mato.



Prezantohet studimi per ndertimin e pedonales

Pas përfundimit të studimit të një projekt-propozimi për ndërtimin e një pedonaleje në qytetin e Fierit nga Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, u zhvillua sot një takim i hapur me komunitetin dhe grupet e interesit.

Studimi në fjalë, ka në qendër rehabilitimin e një segmenti rrugor që nis nga sheshi “Nënë Tereza” deri në sheshin “Fitorja”.

Ky studim parashikon kufizimin e lëvizjes së automjeteve me orar të reduktuar, me një korsi kalimi dhe kthimin e kësaj zone në një zonë rekreative me impakt pozitiv, si te qytetarët ashtu edhe te biznesi.

Drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë Fier, Renilda Hyseni gjatë prezantimit të studimit, u shpreh se në këtë aks është parashikuar edhe ndërtimi i një korsie për biçikletat, shtimi i gjelbërimit si dhe një vijë ujore që do t’i shtohej pamjes clodhëse të këtij aksi.

Specialistët që janë marrë me studimin, sqarojnë opinionin publik se ky projekt, nuk parashikon prekjen apo prishje ndërtimesh pa leje.

“Dita e dyte e aksionit per largimin e tregtarëve ambulantë nga trotuaret”

Ka vijuar aksioni për largimin e tregtarëve ambulantë nga trotuaret edhe ditën e sotme. Nga të dhënat e përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në këtë operacion, ditën e sotme janë sekuestruar 800 kg mallra të ndryshëm ushqimor, ndërsa është bërë edhe asgjesimi i tyre.

Nënkryetari i bashkisë, Florjan Mucaj, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tregtarëve ambulantë të bëhen bashkëpunues në këtë inciativë, e cila ka si qëllim të ndihmojë në çlirimin e hapësirave publike nga uzurpimi i këtyre tregtarëve, por edhe t’i garantojë qytetarët me ushqime të kontrolluara e të certifikuara, ndërsa do t’i jepet fund, në këtë mënyrë edhe konkurrencës së pandershme.

Mucaj, po ashtu u bën thirrje të gjitha bizneseve që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në trotuareve, të largojnë vetë të gjitha karriget, tavolinat, vazot e luleve e gjithcka tjetër që ka zënë hapësirat publike.

“Ditën e hënë do të nisim largimin e të gjitha tavolinave, cadrave, karrigeve apo vazove të luleve nga trotuaret, prandaj , dua të bëj një thirrje për të gjitha bizneset që të bëhen pjesë bashkëpunuese e këtij procesi dhe të ndërgjegjësohen se hapësirat publike u përkasin qytetarëve të qytetit të Fierit”, – ka vijuar Mucaj.

“Tregtarët ambulantë, nis largimi i tyre nga trotuaret”

1500 kg mallra ushqimor të tregtarëve ambulantë janë sekuestruar e më pas asgjësuar.

Ditën e sotme ka startuar aksioni i përbashkët i Bashkisë Fier, AKU-së, Agjencisë së Mjedisit si dhe policisë bashkiake e asaj të shtetit.

Qysh në orët e para të mëngjesit, përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë nisur pastrimin e trotuareve nga tregtarët ambulantë.

Nënkryetari i Bashkisë Fier, Florjan Mucaj, ka deklaruar se aksioni në fjalë ka si qëllim:
“Së pari të pastrojë trotuaret nga tregtimet e paligjshme dhe ambulative, së dyti të rrisë sigurinë ushqimore të konsumatorëve, pasi të gjithë mallrat ushqimorë që tregtohen, janë të pashoqëruar me certifikatën përkatëse, ndërsa tregtohen edhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Po ashtu, largimi i tregtarëve ambulatë do të jetë një stimulim i bizneseve të ndershme, të cilat tregtojnë të licensuar dhe janë taksapagues të rregullt, pra në këtë mënyrë, do të luftohet edhe konkurrenca e pandershme”, ka vijuar ndër të tjera Mucaj.

Po ashtu, Mucaj ka theksuar se ky aksion do të jetë i përditshëm, deri në luftimine plotë të këtij fenomeni, ndërsa thekson se pas katër apo pesë ditësh, aksioni do të stacionohet edhe në largimin nga trotuaret të tavolinave, cadrave, karrigeve apo vazove të luleve.