28-29 Nëntori: festohet dita e Pavarësisë dhe Çlirimit

Me rastin e festave të  28-29 Nëntorit Bashkia Fier ka zhvilluar një sere aktivitetesh me synimin e përkujtimit të këtyre datave të rëndësishme për kombin shqiptar.

Ceremonitë kanë filluar me gjestin simbolik të ngritjes së flamurit në sheshin Fitorja nga ana e kryebashkiakut Baftjar Zeqaj dhe vendosjes së buqetave me lule pranë bustit të Tonç Kilicës, kryetarit të pare të bashkisë së Fierit në shtetin e porsa formuar shqiptartë 1912-ës.

Nderime pranë këtij busti kryen edhe zyrtarë të tjerë të qytetit të Fierit si dhe përfaqësues të forcave politike ndërsa festimet vazhduan me një concert dhe aktivitete të tjera artistike pranë teatrit Bylis.

Po kështu në datën 29 Nëntor zyrtarë të Bashkisë si dhe veteran të luftës kanë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve të Fierit në nderim të sacrifices shqiptare gjatë luftës së dytë Botërore.