Archive for 'Lajme'

28/12/1912 Ngritja e Flamurit ne qytetin e Fierit.

Ngritja e flamurit në mënyre simbolike pranë bustit të Tonc Kilicës u bë në orën 09.00 nga kryebashkiaku Zeqaj ku morën pjesë qindra qytetarë fierakë si dhe përfaqësues të organizmave të ndryshme.

Opera “Berberi Seviljes”

Më 29 nëntor  ora 18.00 u shfaq per here te dyte opera “Berberi Seviljes”nga G.Rossini dhe regji të Milto Kutali. Kete here “Berberi i Seviljes” erdhi në teatrin “Bylis” ku u rievidentua nje pjesemarrje e larte e publikut te Fierit.

PER ATDHE E PER FLAMUR 100-vjetori i Pavarësisë, festë edhe në Fier

Për ATDHE e për FLAMUR ishte titulluar koncerti i madh në Teatrin “Bylis” në vigjilje të Festës së Madhe të Kombit shqiptar. I konceptuar si një simbolikë domethënëse koncerti solli me vete tinguj dhe zëra gjithëpërfshirës. Këngëtarë të njohur e më pak të njohur. Të rinj e reja, miq e të ftuar, nën shoqërinë e [...]

100- vjetori i Pavarësisë, festë madhështore në qytetin e Fierit. Inaugurohet vepra kushtuar aspiratës avropiane “Europa Plaza”

Fieri në festë. Inaugurimi i “Europa Plaza” ka zbritur në qytetin e Fierit ambasadorin e Bashkimit Europian në tiranë Ettore Sequi, ambasadorin e OSBE Eugen Wollfarth, ambasadorin austriak të akredituar në vendin tonë, Florian Raunig, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, eurodeputetin Jozef Weindenholzer, deputetë të PS për Qarkun Fier, kryetarët e bashkive Sarandë e [...]

Ambasadorët, konferencë me temë “EU- between me and you”

Pas inagurimit të “Europa Plaza “ në sallën e Teatrit “Bylis” u zhvillua konferenca me temë: “EU- between me and you”. Ka qenë Fate Velaj, i cili ka drejtuar këtë konferencë. Fillimisht u shfaq edhe përshëndetja në videomesazh i Hanes Zvoboda, i cili për shkak të angazhimeve nuk mori pjesë në inaugurimin e “Europa Plazza”. [...]

Unioni i Gazetarëve, dega Fier nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Bashkia Fier

Unioni i Gazetarëve, dega Fier nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Bashkia Fier. Sipas kryetarit të bashkisë , Baftjar Zeqaj, kjo certifikatë jepet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë së vendit për kontributin që unioni i gazetarëve Fier ka dhënë në pasqyrimin e aktiviteteve të zhvilluara nga institucionet vendore të qytetit të Fierit, gjithashtu edhe [...]

Nxënësit e shkollës “Alen” vizitë në Bashkinë Fier

Gjatë ditës së sotme në Bashkinë Fier, nxënësit e shkollës “Alen” kishin rezervuar një surprizë për kryebashkiakun. Grupi i improvizuar me Ismail Qemalin në krye, Isa Boletinin etj. solli urimet e 100- vjetorit të Pavarësisë, urime këto që iu dhanë kryebashkiakut, i cili i priti me dashuri.
Nxënësit, të veshur kuq e zi, përcollën, jo vetëm [...]

Inagurimi i vepres artistike “Europa Plaza”

Bashkia Fier  ju fton te merrni pjese ne ceremonine e inaugurimit te “europa plaza” ne qender te qytetit si dhe konferencen “EU-between Me and You” diten e shtune, me 24 Nentor 2012.
Programi:
Ora:
10.30 – Pritje ne bashki e miqve dhe personaliteteve
11.00 – Inaugurimi i “Europa Plaza” – ne shesh me fjalet pershendetese nga
Baftjar Zeqo- Kryetar i [...]

Impianti i përpunimit të mbetjeve nga i cili përfitohet energji e rinovueshme

Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka pritur në një takim përfaqësues të firmës italiane dhe asaj amerikane, të cilat po angazhohen për implementimin e procesit të menaxhimit të mbetjeve urbane nëpërmjet përpunimit për përfitimin e energjisë së rinovueshme. Investitorët amerikanë kanë vlerësuar Fierin si një vend potencial për të gjetur zbatim kjo praktikë, e [...]

MBLIDHET KESHILLI I BASHKISE, NDEROHEN EMRAT E PATRIOTEVE E FIRMETAREVE TE PAVARESISE

Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë, Këshilli i Bashkisë Fier ka vendosur të nderojë me titullin “Nderi i Qytetit” , disa emra të njohur, patriotë, kontributorë dhe firmëtarë të Pavarësisë.
Kështu, këshilltarët kanë miratuar t’i japin Jani Mingës, titullin “ Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit, me motivacionin: “Figurë përfaqësuese, intelektual dhe personalitet i spikatur [...]